Gledi Mici nuk është më një lojtar i Struga Trim Lum…
Pas skadimit të kontratës, Gledi Mici ka përfunduar rrugëtimin e tij në Strugë. Futbollisti nga Tirana te Struga Trim Lum erdhi verën e vitit të kaluar, duke regjistruar gjithsej 30 paraqitje midis kampionatit dhe kupës.
Përvoja e tij erdhi në shprehje në disa prej takimeve, ashtu që neve si klub vlerësojmë lartë kontributin e dhënë me fanellën e Struga Trim Lum.
Të gjithë nga klubi strugan falënderojnë Micin për periudhën e kaluar bashkë, duke i uruar njëkohësisht suksese në pjesën tjetër të karrierës së tij!


















