Dita e sotme është e rezervuar për takimin e javës së 24-të kundër Pelisterit në qytetin e bukur të Alfabetit shqip, Manastir…

Manastiri, një qytet ky me histori të bukur shqiptare, aty ku në vitin 1908 ishte mbajtur Kongresi i Alfabetit shqip, rezulton shumë pozitiv dhe me histori të bukur edhe për skuadrën e Struga Trim Lum.
Në këtë qytet, ekipi ynë nuk njeh disfatë përballë Pelisterit. Ndeshjen e parë ndaj këtij kundërshtari në Manastir e kemi zhvilluar me 15 shtator të vitit 2018-të, kur së bashku garonim në Ligën e Dytë.
Bëhet fjalë për sezonin 2018/19, kur neve si skuadër shkruajtëm histori, duke siguruar një vend për në Ligën e Parë. Ishte sezoni i vetëm dhe i fundit që luajtëm në Ligën e Dytë, e që ishim dominues ndaj kundërshtarit të sotëm, Pelisterit, duke regjistruar dy fitore dhe një barazim në tre ndeshjet e zhvilluara brenda sezonit në fjalë.

Një fitore dhe një barazim në Manastir në dy ndeshjet e para të Ligës së Dytë, ndërkohë sa u përket ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Parë, kundër Pelisterit në transfertë, regjistrojmë një fitore dhe tre barazime, përfshirë këtu edhe barazimin e këtij sezoni të zhviulluar me datë 21 shkurt.
Ndryshe, ndaj Pelisterit numërojmë 11 ndeshje zyrtare në Ligën e Parë, e ku kemi regjistruar 7 fitore, 3 barazime dhe vetëm një disfatë.
Disfatën e vetme e kemi pësuar 3 marsin e vitit 2021 në Strugë, edhe atë pas një goli të pranuar vetëm në minutën e 90-të.
Që nga ajo disfatë, në 9 ndeshje rradhazi Struga Trim Lum numëron 7 fitore dhe 2 barazime.
Në total ndaj Pellisterit kemi zhvilluar 18 ndeshje, duke numëruar 13 fitore, 4 barazime dhe vetëm një disfatë.
Liga e Parë
11 ndeshje | 7 fitore | 3 barazime | 1 disfatë
Liga e Dytë
3 ndeshje | 2 fitore | 1 barazim | 0 disfata
Ndeshje miqësore:
4 ndeshje | 4 fitore
Totali
18 ndeshje | 13 fitore | 4 barazime | 1 disfatë


















