Në ndeshjen e tretë të zhvilluar në Antalya të Turqisë, kemi pësuar disfatën e parë. Struga Trim Lum u mposht me shifrat 2:0 nga gjigandi rus, Rubin Kazan…
Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme me kundërshtarë si Trençin (2:2) dhe FC Pakhtakor (1:1), Struga Trim Lum sot u mposht nga gjigandi rus, Rubin Kazan, që gjithashtu po zhvillon fazën e saj përgatitore në Antalya të Turqisë.
Për Rubin Kazan ishte kjo ndeshja e dytë në tokën turke dhe njëherit fitorja e dytë pas asaj ndaj ekipit serb të IMT Novi Beograd (3:1).
Rubin Kazan shënoi fitore 2:0, ndërsa që të dy golat erdhën në pjesën e dytë, edhe atë pas gabimeve tona në vijën e fundit.
Golin e parë e pësuam në minutën 69-të, kur pas një depërtimi të futbollistit kundërshtarë Daniil Kuznetsov, lojtari ynë Lassana Diako, në tentativë për të devijuar topin, e vendosi atë pas shpinës së Angelettit.
Edhe goli i dytë i Rubin Kazan erdhi pas një gabimi të futbollistëve tanë, këtë herë me Zendelovskin, që nuk arriti të pasojë për ndonjërin prej bashkëlojtarëve të tij, ndërsa kjo bëri që topi të arrijë deri tek Enri Mukba, i cili me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës së penalltisë, dërgoi topin në cepin e poshtëm të portës, duke vendosur rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Rubin Kazan 2, Struga Trim Lum 0.
Vlen të theksohet se golat e Rubin Kazan erdhën ndoshta në momentet tona më të mira të lojës, kur sulmonim dhe rrezikonim portën e skuadrës ruse.
Ndeshjen e rradhës dhe të fundit në Antalya të Turqisë, Struga Trim Lum do ta zhvillojë me datë 30 janar, sërish kundër një skuadre ruse, këtë herë ndaj FC Sochi.
ANTALYA CAMP | NDESHJE KONTROLLUESE
FC Struga Trim Lum – Rubin Kazan (Rusi) 0:2
Data: 26 janar
Stadiumi: “Gloria Sport Arena” – Belek
STRUGA TRIM LUM:
Formacioni titullarë: M. Angeletti, B. Ilievski, J. Maudo, L. Diako, P. Fall, S. Jevtoski, B. Bojku, M. Hamza, A. Aliji, M. Radeski, B. Compaore;
Në pjesën e dytë u inkuadruan: G. Mici, A. Zendelovski, Dj. Ivkoviç, A. Vosha, V. Koçoski, K. Mazuluksis, H. Maleski;
Trajner: Bledi Shkëmbi


















