Voska Sport, skuadra e preferuar e Maleskit

Voska Sport po rezulton të jetë ekipi i preferuar i Hristijan Maleskit, i cili të tre golat e këtij edicioni i ka shënuar pikërisht ndaj kësaj skuadre…

Fundjavën që lamë pas Struga Trim Lum në terren vendas mundi Voska Sport me rezultatin minimal, 1:0. Ishte kjo ndeshja e 6-të kampionale gjithsej kundrejt këtij kundërshtari, ndaj të cilëve numërojmë 5 fitore dhe vetëm një barazim.

Pikërisht këtë edicion ndodhi ky barazim i vetëm, teksa në dy ndeshjet tjera të sezonit aktual, neve shënuam fitore 2:1 dhe së fundmi 1:0.

Që në të dyja këto ndeshje sulmuesi ynë 22-vjeç, Hristijan Maleski, kishte fjalën kryesore, duke realizuar plotë tre herë në rrjetën e skuadrës së Voska Sport, që shndërrohet kështu në skuadrën e tij të preferuar.

Maleski të dielën realizoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 87-të, derisa në ndeshjen e parafundit të këtij edicioni, që gjithashtu e zhvilluam në Strugë, Maleski kishte shënuar që të dy golat në fitoren 2:1.

Pra janë këto 3 golat e shënuar të këtij edicioni nga ana e Maleskit në 11 ndeshje kampionale, ku në fushën e blertë ka kaluar gjithsej 254 minuta.

Ndryshe, Maleski pjesë e jona është që nga viti 2021, edhe pse në dy periudha të ndryshme, i njëjti është huazuar te AP Brera dhe Tikveshi.

Me fanellën e Struga Trim Lum, Maleski numëron gjithsej 53 ndeshje, 11 gola dhe 4 asistime.