Struga Trim Lum nuk njeh disfatë në ndeshjet e deritanishme të Kupës ndaj Shkëndijës së Tetovës…
Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme do të mirëpret Shkëndijën në një ndeshje tjetër të Kupës. Për dallim nga viti i kaluar, kur u takuam në fazën gjysmëfinale, këtë herë ndaj ekipit nga Tetova do të luajmë në çerekfinale, me shpresë se do të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive në këtë garë ndaj këtij kundërshtari.
Edicionin e kaluar në dy ndeshjet gjysmëfinale regjistruam një fitore dhe një barazim.

Fituam në Tetovë me shifrat 2:1 falë golave të shënuar nga Radeski dhe Ukpa, futbollistë ky që më pas realizoi edhe golin e vetëm në atë barazim 1:1 në ndeshjen e kthimit në Strugë.
Ndryshe, përveç këtyre dy ndeshjeve të edicionit të kaluar, ndaj Shkëndijës në një ndeshje të Kupës kemi luajtur edhe në fundin e vitit 2021, kur në Tetovë kishim triumfuar përmes ruletit të penaltive (4:3), pasi ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur me barazim pa gola.


















