STRUGA TRIM LUM MUND SKËNDERBEUN 4:0 NË KORÇË

Bassirou Compaore doli të jetë figura kryesore e këtij takimi, duke shënuar 3 gola, ndërsa një gol tjetër erdhi nga vetë futbollistët e Skënderbeut…

Progres i dukshëm në lojën e Struga Trim Lum në një ndeshje të bukur futbolli që zhvilluam pasditën e sotme në Korçë kundër Skënderbeut. Struga Trim Lum regjistroi fitore të pastërt 4:0, falë një performance të shkëlqyer të lojtarëve tanë në pjesën e parë.

Një mbrojtje e fortë dhe kundërsulme të shpeshta dhe të rrezikshme bënë që pjesa e parë të flas në tërësi për skuadrën tonë. Bassirou Compaore doli të jetë figura qendrore e pjesës së parë, duke realizuar “hat-trik”, ndërsa një gol tjetër erdhi pas një autogoli të qendërmbrojtësit Dvumfur të Skënderbeut.

Skuadra e udhëhequr nga Bledi Shkëmbi tregoi përparim të ndjeshëm, veçanërisht në sulm, krahasuar me paraqitjet paraprake. Në stadiumin e Korçës nën dritat e prozhektorëve Struga Trim Lum u tregua një skuadër shumë e fortë përmes kundër sulmeve, por edhe e aftë për të shkëlqyer në posedim të topit.

Pra le të ecim përpara me plotë besim drejt ndeshjes së fundit para sezonale, asaj kundër GFK Ohrid, që njëherit do të jetë edhe ndeshja gjenerale para startit të sezonit të ri 2025/26 në Ligën e Parë.

NDESHJE MIQËSORE

SKËNDËRBEU – STRUGA TRIM LUM 0:4

Autorë të golave: B. Comapore (3 gola), R. Dvumfur (autogol)

Stadiumi i Korçës:

FORMACIONET:

SKËNDERBEU: Alia, Shaqe, Nasto, Dumfur, Vangjeli, Janaqi, Franklin, Estrela, Çuçka, Nasr, Tajo;

Trajner: Ernest GJOKA

STRUGA TRIM LUM: M. Angelleti, B. Ilievski, P. Fall, K. Mazoulouxis, M. Jarjué, L. Diako, B. Bojku, B. Shabani, M. Hamza, M. Radeski, B. Compaore

Në lojë u inkuadruan edhe: G. Mici, A. Vosha, A. Roçi, F. Roçi, A. Kasami, H. Tairi, E. Osmani, E. Ziba;

Trajner: Bledi SHKËMBI