Struga Trim Lum akomodohet në Antalia të Turqisë, nis fazën kryesore të përgatitjeve

Faza përgatitore në Antalia të Turqisë synon ngritjen e formës fizike dhe taktike të skuadrës në prag të sfidave të rëndësishme që na presin në pranverë…

Struga Trim Lum sot në mesditë ka arritur në Antalia të Turqisë, aty ku do të zhvillojmë edhe fazën kryesore të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit.

Me të arritur ekipi u akomodua në hotelin në Side, aty ku do të qëndrojmë deri me datë 31 janar.

Pas pushimit disa orësh, ekipi gjatë pasditës zhvilloi edhe stërvitjen e parë në kushte të shkëlqyeshme për punë, duke nisur kështu zbatimin e plotë të programit përgatitor nën drejtimin e stafit teknik me në krye Bledi Shkëmbi.

Ekipi këtu në Turqi përveç seancave stërvitore intensive, do të zhvillojë edhe 4 ndeshje kontrolluese, që tashmë janë përcaktuar me kohë.

Faza përgatitore në Antalia të Turqisë synon ngritjen e formës fizike dhe taktike të skuadrës në prag të sfidave të rëndësishme që na presin për gjatë stinorit pranveror, kuStruga Trim Lum do të garojë në dy fronte njëkohësisht, në kampionat dhe në kuadër të Kupës.

Prej nesër futbollistët do të zhvillojnë nga dy seanca stërvitore, ndërkohë ndeshjen e parë do ta zhvillojmë të hënën (19 janar) kundër sllovakëve të Trencin.