Shkëmbi: Momenti që mbetëm me 10 lojtarë, skuadra u përqëndrua më shumë dhe fituam ndeshjen

Opinioni i trajnerit Bledi Shkëmbi pas fitores 2:1 ndaj FC Shkupit….

Struga Trim Lum shumë shpejtë është rikthyer tek fitorja në kampionat, duke regjistruar të 8-tën nga gjithsej 10 ndeshje. Sot luanët tanë ishin më të mirë se FC Shkupi, duke regjistruar fitore 2:1.

Mbi të gjitha kjo fitore na rikthen në krye të renditjes tabelare.

Pas përfundimit të ndeshjes, opinionin e tij e dha edhe trajneri Bledi Shkëmbi, sipas të cilit skuadra reagoi edhe më mirë kur ishte në disavantazh numerik.

“Ndjehemi mirë që u rikthyem shpejtë tek fitorja. Mendohej që do të ishte një fitore e thjeshtë sot kundër FC Shkupit, mirëpo u pa që nuk ishte ashtu. Në shumicën e kohës dominuam dhe patëm shumë raste për të shënuar, mirëpo bëmë edhe disa gabime të pafalshme në linjën e mbrojtjes. Momentin që mbetëm me 10 lojtarë, skuadra u përqëndrua më shumë duke dhënë maksimumin e saj për të fituar ndeshjen.” – u shpreh trajneri Bledi Shkëmbi, i cili foli edhe për vendimin e tij për të pushuar disa nga titullarët e padiskutueshëm.

“Menduam të bëjmë rotacion te disa lojtarë, pasi ndeshjet janë shumë afër njëra tjetrës dhe kemi nevojë për balancim forcash fizike” – e mbylli intervistën e tij, Bledi Shkëmbi, për të cilin ishte kjo fitorja e 8-të në kampionat në 10 xhiro.