Raporti mjekësor | Ard Kasami

Ard Kasami është operuar me sukses gjatë ditës së sotme në Shkup. I gjithë ekipi i uron kurim sa më të shpejtë, me besim të plotë se do të rikthehet edhe më i fuqishëm…

Ard Kasami, një ndër lojtarët më besnik të skuadrës së Struga Trim Lum, gjatë ditës së sotme i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në këmbën e djathtë. Mesfushori ynë defanziv u dëmtua me 4 shtator gjatë një seance stërvitore.

Pas ekzaminimeve mjekësore dhe kontrollimeve të kryera nga mjekë kompetent, u konstatua se i njëjti kishte këputur ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL), ashtu që ndërhyrja kirurgjike ishte e pashmangshme.

Ky operim u realizua nga Dr. Zoran Nestorovski, në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, ndërsa pranë tij përveç familjarëve, qëndroi edhe Drejtori ynë Sportiv, Besart Isaku.  

Me rekomandim të ekipit të mjekëve që kryen këtë ndërhyrje, Ard Kasami, jashtë fushave të blerta do të duhet të qëndrojë për rreth 6 muaj, që i bie se i njëjti ekipit pritet ti bashkohet ka mesi i muajit prill.

E gjithë skuadra e Struga Trim Lum i uron kurim sa më të shpejtë, duke u betuar se do ti qëndrojë pranë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Kujtojmë, Kasami është futbollisti më jetëgjatë për momentin te Struga Trim Lum. Kasami, pjesë e jona është që nga vera e vitit 2018-të.