Prag ndeshja me Pelisterin, Diako: Ende jemi në garë për titullin e kampionit

Struga Trim Lum rikthehet në aksion në javën e 24-të në elitën e futbollit vendor, duke qenë mysafir i Pelisterit në Manastir…

Pelisteri është kundërshtari ynë i rradhës në kampionat. Tradita e tëra flet në anën tonë, kjo pasi ndaj kësaj skuadre nuk njohim asnjë disfatë në ndeshjet në Manastir, përfshirë këtu edhe ato 3 ndeshje në kuadër të Ligës së Dytë.

Ndeshja e fundit u mbyll me barazim 1:1, me Arbi Voshën që shënonte golin e vetëm.

Në prag të kësaj ndeshje ka folur mesfushori difenziv, Lassana Diako, i cili nesër pritet të zhvilojë ndeshjen e tij të 21-të personale me fanellën e Struga Trim Lum në Ligën e Parë.

“Ekipi është plotësisht i fokusuar për ndeshjen e nesërme. Çdo lojtar është i përqendruar dhe mirë i përgatitur. Edhe përkundër startit jo të mirë në pranverë, neve si skuadër mund të them se do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit në garën për titullin e kampionit.” – u shpreh Diako.

9 ndeshje me rradhë nuk dimë për disfatë kundër Pelisterit…

“Numrat dhe tradita nuk kanë asnjë vlerë për mua. Gjithçka varet nga fokusi ynë nesër. Duhet të jemi gati, të vendosur dhe të shkojmë drejt fitores së rradhës, pa u shqetësuar për të kaluarën.”

Eliminimi nga Kupa…

“Eliminimi nga gara e Kupës, ishte i vështirë për t’u pranuar. Në përgjithësi, ishim më të mirë se kundërshtarët tanë, por ky është futbolli, shpesh ndodh që mos të fitojë skuadra më e mirë. Pas eliminimit nga Kupa, e gjithë energjia jonë tani është e përqendruar në kampionat. Rezultatet e kësaj jave duket se janë në favorin tonë, dhe nëse fitojmë nesër, do të jemi vetëm 5 pikë pas liderit. Po, ende mund të ëndërrojmë për titullin dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi.”