Java e dytë sjellë ndeshjen kundër KF Arsimit në transfertë. Të njëjtën do ta zhvillojmë të premtën në stadiumin e qytetit në Gostivar…
Marco Angeletti, ishte një ndër 4 debutuesit në skuadrën tonë në ndeshjen e xhiros së parë kundër Makedonija GJ.P. Në atë ndeshje Struga Trim Lum shënoi fitore 2:0, ndërsa gardiani italian, Angeletti arriti që të mbajë portën e paprekur.
Një gjë të tillë, i njëjti dëshiron të bëjë edhe nesër kundër KF Arsimit në transfertë.
“Jemi përgatitur mirë për ndeshjen e nesërme, kemi punuar shumë mirë, për të qenë gati ndaj kundërshtarit tonë.” – u shpreh fillimisht gardiani italian Marco Angeletti, në prag të ndeshjes me KF Arsimin.

Skuadra nga Çegrani nesër për herë të parë në histori do të luaj një ndeshje të Ligës së Parë para tifozëve të saj, ashtu që pritet një interesim i jashtëzakonshëm. Megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak Angelettin.
“Është e vërtetë që ndoshta ata janë të emocionuar për këtë gjë, debutimin në Ligën e Parë para tifozëve të tyre, por kjo gjë nuk ndryshon asgjë për ne si skuadër. Neve do ndjekim planin dhe instrukcionet e trajnerit për të marrë fitoren e rradhës në kampionat” – thotë italiani, i cili ka mbetur i kënaqur me fitoren nga ndeshja e parë, por gjithsesi edhe faktin se arriti që të debutojë duke mos pranuar asnjë gol: “Fillimi i kampionatit me një fitore ishte i mirë dhe mund të them se na i shtoi edhe më shumë vetëbesimin. Është objektivi im personal dhe i ekipit që të mos pësoj asnjë gol, ashtu që do të përpiqem me të gjitha forcat që të bëjë një gjë të tillë sa më shumë në ndeshjet në vijim.”
Angeletti foli edhe për mikëpritjen që i është bërë këtu në Strugë.
“Mikëpritja që nga momenti i parë ishte shumë e mirë. Nuk ishte e vështirë të ambientohesha, pasi anëtarët e ekipit më ndihmuan shumë. Gjithashtu edhe vitin e kaluar kam luajtur jashtë vendit, kështu që jam mësuar më me këtë fakt.” – përfundoi intervistën e tij të parë për faqen zyrtare të klubit, Marco Angeletti, që këtë verë iu bashkua skuadrës tonë.