Prag ndeshja me Bashkimin | Intervistë me Gledi Micin

Java e katërt në elitën e futbollit na servon përballjen ndaj Bashkimit në Kumanovë, aty ku na pret një atmosferë e shkëlqyer…

Gledi Mici, një futbollistë me përvojë dhe me një karrierë të bujshme, tashmë pjesë e jona ka folur në prag të takimit të javës së katërt kundër Bashkimit.
Ndeshja do të zhvillohet në Kumanovë, qytet ky që në këto javë të para tregoi se sa e dashuron futbollin.
Prezenca dhe përkrahja e tyre pa dyshim se ka ndikuar edhe në rezultatet pozitive të skuadrës kumanovare, por vallë se si do ndikojë edhe nesër ndaj skuadrës tonë?
Kjo është përgjigjja e Gledi Micit tonë: Çdo ndeshje që luhet ka presionin e vetë dhe kjo na takon ne si futbollista ta përballojmë se për këtë stërvitemi. Shpresoj të jenë sa më shumë tifozë në stadium e të bëhet një ndeshje e fortë.”
Jemi përgatitur mjaft mirë gjatë gjithë javës, ku besoj se kemi pasur ditët e mjaftueshme për këtë përballje. Bashkimi ka bërë mirë në këtë fillim sezoni, po futbolli nuk luhet me frikë, ti kryejmë detyrat që kemi punuar gjatë gjithë javës e ta shijojmë si ndeshje.” – thotë Mici, i cili shpreson që skuadra të vazhdojë me lojë të mirë dhe fitore, edhe pas ndeshjes me Bashkimin.
Mendoj më shumë se është një ndeshje e rradhës me një skuadër të fortë pasi është akoma shpejt për të gjitha skuadrat. Shpresoj të vazhdojmë me fitore dhe lojë të mirë.”
Në tre ndeshjet e deritanishme skuadra ka arritur 3 fitore nga po aq ndeshje. Dy fitore identike 2:0 i regjistruam si vendas kundër Makedonija Gj.P dhe Rabotniçkit, derisa një fitore tjetër në transfertën kundër Arsimit.