Pelisteri-Struga Trim Lum, le të vazhdojë tradita në qytetin e bukur të Alfabetit shqip! 

Dita e sotme është e rezervuar për takimin e javës së 24-të kundër Pelisterit në qytetin e bukur të Alfabetit shqip, Manastir…

Manastiri, një qytet ky me histori të bukur shqiptare, aty ku në vitin 1908 ishte mbajtur Kongresi i Alfabetit shqip, rezulton shumë pozitiv dhe me histori të bukur edhe për skuadrën e Struga Trim Lum.

Në këtë qytet, ekipi ynë nuk njeh disfatë përballë Pelisterit. Ndeshjen e parë ndaj këtij kundërshtari në Manastir e kemi zhvilluar me 15 shtator të vitit 2018-të, kur së bashku garonim në Ligën e Dytë.

Bëhet fjalë për sezonin 2018/19, kur neve si skuadër shkruajtëm histori, duke siguruar një vend për në Ligën e Parë. Ishte sezoni i vetëm dhe i fundit që luajtëm në Ligën e Dytë, e që ishim dominues ndaj kundërshtarit të sotëm, Pelisterit, duke regjistruar dy fitore dhe një barazim në tre ndeshjet e zhvilluara brenda sezonit në fjalë.

Një fitore dhe një barazim në Manastir në dy ndeshjet e para të Ligës së Dytë, ndërkohë sa u përket ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Parë, kundër Pelisterit në transfertë, regjistrojmë një fitore dhe tre barazime, përfshirë këtu edhe barazimin e këtij sezoni të zhviulluar me datë 21 shkurt.

Ndryshe, ndaj Pelisterit numërojmë 11 ndeshje zyrtare në Ligën e Parë, e ku kemi regjistruar 7 fitore, 3 barazime dhe vetëm një disfatë.

Disfatën e vetme e kemi pësuar 3 marsin e vitit 2021 në Strugë, edhe atë pas një goli të pranuar vetëm në minutën e 90-të.

Që nga ajo disfatë, në 9 ndeshje rradhazi Struga Trim Lum numëron 7 fitore dhe 2 barazime.

Në total ndaj Pellisterit kemi zhvilluar 18 ndeshje, duke numëruar 13 fitore, 4 barazime dhe vetëm një disfatë.

Liga e Parë

11 ndeshje |  7 fitore   | 3 barazime   | 1 disfatë

Liga e Dytë

3 ndeshje  |   2 fitore   | 1 barazim   | 0 disfata

Ndeshje miqësore:

4 ndeshje  |   4 fitore

Totali

18 ndeshje | 13 fitore | 4 barazime | 1 disfatë