ORARI I NDESHJEVE VERORE, 6 MIQËSORE PARA SEZONIT TË RI

Nesër edhe zyrtarisht do të bëhet grumbullimi i parë i ekipit të Struga Trim Lum në prag të sezonit të ri 2025/26. Të njëjtin do e nisim me trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi…

Bledi Shkëmbi nesër do të njoftohet me ekipin për herë të parë, pasi u dakorduam që i njëjti të merr timonin e skuadrës tonë.

Për Shkëmbin do të jetë kjo hera e parë që do të punojë në Maqedoni, pas eksperiencave të bukura që kishte në vendlindjen e tij në Shqipëri, e një kohë të caktuar edhe në Kosovë.

Në koordinim me trajnerin Shkëmbi, tashmë kemi përcaktuar edhe ndeshjet kontrolluese, përmes të cilave trajneri i ri do të njoftohet me ekipin fillimisht, por edhe do të tentojë të nxjerrë më të mirën nga skuadra që kemi, por edhe me përforcimet që pritet të vijnë.

Saktësisht pas 10 ditëve, kemi caktuar edhe miqësoren e parë, që do të jetë përballë FC Ballkanit nga Kosova. Ndeshja në fjalë do të jetë në program me datë 09 korrik, ndërsa vetëm tre ditë më pas do të përballemi me Pelisterin.

Kundërshtari ynë i tretë në kuadër të fazës së përgatitjeve, do të jetë skuadra serbe e Fk Trajal Krushevac, që më pas të masim forcat me skuadrën nga elita e futbollit kosovar, KF Llapi (23.07).

Me ekipin e njohur shqiptarë nga Korça, KF Skënderbeu do të luajmë me datë 26 korrik, ndërkohë gjeneralen do ta zhvillojmë ndaj fqinjëve të GFK Ohrid.

Trajneri Shkëmbi bashkë me stafin e tij përmes këtyre ndeshjeve pritet që të skenojnë boshtin kryesor të ekipit, me të cilin do të tentojmë të nxjerrim më të mirën në garat e sezonit 2025/26.

NDESHJET KONTROLLUESE