Bledi Shkëmbi vazhdon me fitore në krye të skuadrës së Struga Trim Lum. Strategu korçar mund të lëvdërohet se ka startin më të mirë debutues si kryetrajner i skuadrës tonë, pas 5 fitoreve të njëpasnjëshme…

Sërish buzëqeshje në fytyrën e trajnerit Bledi Shkëmbi. Me strategun korçar në krye, skuadra e Struga Trim Lum regjistroi edhe fitoren e pestë nga po aq ndeshje të zhvilluara në këtë fillim sezoni.
Viktimë e rradhës, ishte Tikveshi, ndaj së cilës skuadër në fund regjistruam fitore 3:0.
“Patjetër që jam i kënaqur me këtë fitore, por gjithashtu edhe me skuadrën. Mendoj se është meritë e futbollistëve ky sukses i këtyre javëve, ku skuadra jonë nuk dinë për disfatë. Të regjistrosh 5 fitore të njëpasnjëshme nuk është punë e lehtë, mirëpo një gjë e tillë pa dyshim se arrihet me një skuadër kompakte, një skuadër që dinë se çfarë kërkon dhe që është e gatshme të realizojë të gjitha kërkesat e stafit teknik.” – u shpreh fillimisht Bledi Shkëmbi.

“Edhe pse rezultati ndoshta flet ndryshe, unë do them që ishte një ndeshje e vështirë kjo e sotmja kundër Tikveshit, por që realisht e interpretuam shumë mirë në fushën e blertë dhe në fund mendoj se me plotë meritë morrëm 3 pikë mjaft të rëndësishme.” – u shpreh trajneri Bledi Shkëmbi, të cilin e gëzon fakti që në ndeshjet si vendas nuk pësojmë gol.
Ishte kjo ndeshja e tretë me rradhë në të cilën skuadra jonë nuk pëson gol në ndeshjet në Strugë, pas atyre dy fitoreve identike ndaj dy skuadrave shkupjane, Makedonija Gj.P dhe Rabotniçkit me rezultatin 2:0.
Gol gjithashtu nuk pranuam edhe në ndeshjen paraprake kundër Bashkimit në Kumanovë (5:0), derisa skuadra e vetme që na ka shënuar në këtë fillim sezoni, është KF Arsimi.
14 gola të shënuar dhe vetëm 1 i pranuar, është epilogu i 5 takimeve të para.