Nesër gjeneralja kundër GFK Ohrid

Me ndeshjen kundër rivalit nga Ohri, GFK Ohrid mbyllim serinë e ndeshjeve kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, që për ne si skuadër starton me datë 10 shkurt…

Struga Trim Lum nesër (e premte) do të zhvillojë gjeneralen kundër GFK Ohrid, pas së cilës na presin ndeshjet kampionale, pjesa e dytë e sezonit 2025/26.

Ndeshjen kundër rivalit fqinj do ta zhvillojmë në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër me fillim në ora 14:00.

E njëjta, trajnerit Bledi Shkëmbi do ti shërbejë si parapërgatitje finale para takimit të 10 shkurtit kundër Shkëndijës, kur edhe zyrtarisht nis stinori pranveror.

Ndeshja kundër GFK Ohrid, do të jetë e 6-ta në kuadër të fazës përgatitore, dhe e para me një kundërshtarë vendor.

Ndeshjen e parë, në mungesë të një kundërshtari nga vendi e zhvilluam në Korçë me datë 15 janar kundër KF Maliq, ndërsa 4 ndeshje të tjera i zhvilluam në Turqi me kundërshtarë të huaj.

1 fitore, 2 barazime dhe 2 disfata doli të jetë epilogu i këtyre ndeshjeve kontrolluese, me një gol-averazh 7:6.

Hristijan Maleski dhe Marjan Radeski dolën të jenë futbollistët më efikas, me nga dy gola të shënuar, derisa nga një gol shënuan edhe Bassirou Compaore, Florian Roçi dhe Jarje Maudo.

NDESHJET KONTROLLUESE:

KF MALIQ 0:3 STRUGA TRIM LUM

STRUGA TRIM LUM 2:2 TRENÇIN

FK PAKHTAKOR 1:1 STRUGA TRIM LUM

STRUGA TRIM LUM 0:2 RUBIN KAZAN

FC SOCHI 2:1 STRUGA TRIM LUM