Ndeshjet e Kupës, Makedonija GJ.P kundërshtari në 1/8 e finales

Struga Trim Lum ka mësuar emrin e kundërshtarit në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut. Goglat deshën që skuadra jonë në këtë fazë përballë të ketë Makedonija GJ.P….

Makedonija GJ.P, një njohës i vjetër i skuadrës tonë, do të jetë kundërshtari i Struga Trim Lum në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Kështu vendosi shorti që u hodh sot në hapësirat e Federatës së Futbollit.

Do të jetë kjo hera e pestë që do të përballemi me këtë kundërshtarë në kuadër të ndeshjeve të Kupës. Kështu ndodhi edhe edicionin e kaluar, kur po në këtë fazë i eliminuam, duke i mundur me rezultatin 2:0. Një fitore tjetër, kemi edhe nga sezoni 2017/2018, kur ishim takuar që në raundin e parë.

Atë kohë falë golit të Altin Llogës, kishim regjistruar fitore minimale 1:0, ndërsa në dy raste tjera, jemi mundur vetëm pas penaltive, përfshirë këtu edhe finalen e 20 majit të vitit 2023.

Makedonija Gj.P në raundin e parë të sezonit aktual kishte mundur ekipin e Lubotenit me shifrat 14:0, derisa neve si finalist të edicionit të kaluar, ishim të lirë.

Ndeshjen kundër Makedonija GJ.P do ta zhvillojmë në Shkup, ndërsa data e saktë do të përcaktohet më vonë.