Struga Trim Lum ka barazuar 1:1 në ndeshjen derbi kundër Shkëndijës, e vlefshme për javën e 6-të. Radeski shënoi golin e barazimit, ndërsa vlen të theksohet se skuadrës tonë iu anuluan edhe dy gola të tjerë përmes dhomës VAR…
Me barazim 1:1 u mbyll ndeshja kundër Shkëndijës, e vlefshme për javën e 6-të në elitën e futbollit vendor. Pas një pjese të parë shumë të qetë dhe pa asnjë rast konkret, pjesa e dytë doli të jetë shumë më e mirë. Në fund shënuam vetëm një gol, edhe pse nuk do të ishte e padrejtë nëse në fund arrinim të merrnim edhe tre pikët e plota.
E themi këtë, pasi në dy raste ekipit tonë iu anuluan gola, edhe atë vetëm pas intervenimit të dhomës VAR.
Që të dyja rastet ishin diskutabile, mirëpo këtë i’a lëmë Komisionit të arbitrëve për të diskutuar.

Sa i përket ndeshjes, e njëjta nisi me matjen e forcave, me shumë duele në mesfushë dhe një mbrojtje të theksuar nga të dyja palët.
Në një lojë të tillë të aprovuar në fushën e blertë, Besmir Bojku morri i pari guximin për të bërë diç më tepër, kur tentoi me një goditje nga distanca, mirëpo pa vënë në vështirësi portierin Gaje.
Megjithatë, i njëjti pati shumë punë në pjesën e dytë, kur u mposht tre herë, mirëpo për fatin e tij të mirë, në dy raste arbitrët na anuluan dy gola.
Ndryshe, ishte Shkëndija që avansoi e para me golin e Fabrice Tamba në minutën e 53-të.
Nuk vonoi shumë dhe vetëm 5 minuta më pas Maudo tentoi të shënojë golin e dytë këtë edicion, mirëpo tentativa e tij me kokë përfundoi vetëm në rivënje fundore pas harkimit të Gledi Micit.
Pas një ore lojë, trajneri Bledi Shkëmbi vendosi që të inkuadrojë në lojë dy sulmues, duke kërkuar në këtë mënyrë me çdo kusht barazimin. Kështu, në lojë në vend të mbrojtësit Maudo dhe fantazistit, Hamza, u inkuadruan Djordje Ivkoviç dhe Shaban Zenku.
Që të dy i dhanë një imapkt lojës, bashkë edhe me Hristijan Maleskin e inkuadruar pak minuta më vonë. Inkuadrimi i kësaj treshe bëri që skuadra të jetë më aktive në pjesën kundërshtare, e ku si rezultat në minutën e 62-të përmes Ivkoviç gjetëm golin, mirëpo i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtëloje.
Megjithatë, në minutën e 79-të, njëjtë sikurse edhe në ndeshjen e së dielës kundër Tikveshit, Marjan Radeski gjeti golin, këtë herë nga penaltia, duke barazuar shifrat në 1:1.
10 minuta pas golit të katërt sezonal të Radeskit, skuadra jonë realizoi edhe një gol tjetër, këtë herë përmes sulmuesit tjetër rezervë, Hristijan Maleski, mirëpo edhe ky gol pas konsultimeve të gjata me dhomën VAR të arbitrit kryesor, Benjamin Qerimi, u anulua.
Në fund barazim 1:1, që ishte i 6-ti në 10 përballjet në shtëpi ndaj Shkëndijës, ndaj së cilës skuadër numëorjmë edhe 4 fitore. Ndryshe, në total, ndaj “kuqezinjëve” nga Tetova numërojmë 9 fitore, 7 barazime dhe 4 disfata.

STRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA 1:1
Autorë i golit: Marjan Radeski (79’ pen.)
Stadiumi i qytetit: Strugë
Shikues: 1500
Arbitër kryesor: Benjamin Qerimi
Kartonë të verdhë: J. Maudo, B. Bojku, P. Fall, G. Mici
FORMACIONI:
STRUGA TRIM LUM: M. Angeletti, B. Ilievski (A. Vosha 73’), G.Mici, J. Maudo (Dj. Ivkoviç 61’), P. Fall, L. Diako, B. Bojku, B. Shabani, M. Hamza (Sh. Zenku 61’), B. Compaore (H. Maleski 73’), M. Radeski (S. Jevtoski 87’);
Trajner: Bledi Shkëmbi