Struga Trim Lum në asnjë moment nuk e diskutoi fitoren përballë Tikveshit në ndeshjen e vlefshme të javës së 5-të. Compaore ishte sërish në element, duke shënuar dy gola, ndërsa formën e tij të mirë me gol e kurorëzoi edhe Marjan Radeski…
Struga Trim Lum ka vijuar me ritmin e fitoreve, duke mundur këtë herë Tikveshin me rezultatin 3:0. Në këtë mënyrë skuadra jonë vazhdon serinë e skuadrës së pamposhtur në Ligën e Parë, me 5 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara.
Edhe në këtë ndeshje në nivelin e duhur doli të jetë dyshja sulmuese, Bassirou Compaore dhe Marjan Radeski, që njëherit shënuan edhe golat e këtij takimi.
Compaore realizoi dy golat e parë, nga një në secilën pjesë, ndërsa Radeski shënoi golin e tretë dhe të fundit të këtij takimi, duke arritur shifrën e 3 golave të shënuar këtë edicion.
Në anën tjetër, Compaore, falë “dopietës” së sotme arriti në shifrën e 7 golave, duke qenë një lider absolut në listën e golashënuesve.

Struga Trim Lum rastin e parë të takimit e regjistroi vetëm pas 7 minutave lojë, kur Bojan Ilievski nga e djathta mjaft mirë gjeti në zonën kundërshtare Marjan Radeskin, goditja e të cilit me kokë përfundoi vetëm jashtë kuadrantit.
Memetriza Hamza ishte futbollisti i rradhës që provoi për të shënuar, këtë herë me një goditje nga distanca, mirëpo pa vënë në vështirësi portierin kundërshtarë.
Në minutën e 25-të regjistrojme rastin më të mirë përmes kapitenit Shabani, i cili edhe pse doli në një pozitë shumë të volitshme para portës kundërshtare, nuk arriti që të mposht, Stevkovskin.
Megjithatë, atë që nuk arriti të bëjë Shabani, e bëri Comapore, me golin e shënuar nga penaltia në minutën e 39-të. Ky gol erdhi falë asistimit të arbitrëve në dhomën VAR, që kërkuan nga arbitri kryesor për të rishikuar një duel në zonën e rreptësisë midis mbrojtësit të Tikveshit, Daniel Mojsov dhe sulmuesit tonë Marjan Radeski, që ishte goditur me bërryl në fytyrë.

Pas rishikimit të videos, arbitri kryesor tregoi në pikën e bardhë, e ku i pagabueshëm u tregua Compaore, duke realizuar golin e tij të parë dhe të gjashtin personal në ato momente.
Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, me Struga Trim Lum që vazhdoi të sulmojë. Vetëm pas 8 minutave lojë në këtë pjesë, kapiteni Shabani pati edhe një mundësi të artë për të shënuar, mirëpo e djathta e tij u devijua në rivënie nga këndi.
Nuk vonoi shumë dhe në aksionin e rradhës pasi kombinoi mjaft mirë me Memetriza Hamza gjatë ekzekutimit të rivënies nga këndi, Shabani sërish u shfaq i rrezikshëm nga brendia e zonës kundërshtare, mirëpo këtë herë goditja e tij përfundoi vetëm jashtë kuadrantit.
Në minutën e 58-të, Struga Trim Lum shënoi edhe golin e dytë, e ku sërish në skenë doli Bassirou Compaore. Këtij goli i parapriu një aksion bukur i nisur nga këmbët e Bojkut, që pason në të majtë për Pape Fall, ndërsa ky i fundit me një super harkim në zonë gjeti Compaoren, që nuk fali dhe me kokë shënoi për 2:0.
Comapore në minutën e 63-të provoi veten në rolin e asistuesit, duke i mundësuar Arbi Voshës një hapësirë të mjaftueshme për të goditur në drejtim të portës kundërshtare, mirëpo shkupjani nuk ishte i saktë.
Atë që nuk e bëri Vosha, e bëri Radeski në minutën e 79-të, kur shfrytëzoi aksionin e bukur që kaloi përmes këmbëve të Shabanit dhe asistimit me kohë të Shaban Zenkut.
Edhe pas 3 golave të shënuar, skuadra jonë nuk ndaloi, ndërsa shumë lehtë mund të ndodhte që Compaore të shënonte sërish. Megjithatë sulmuesi nga Burkina Faso nuk i’a doli të rrumbullaksojë hat trikun e tij të parë këtë edicion, edhe pse e kishte më të vështirë të gabonte se të shënonte në minutën e 86-të, kur mjaft mirë u gjet nga ana e Stefan Jevtoskit në 5-metërshin e portës kundërshtare.
Në fund, rezultati përfundimtarë i këtij takimi doli të jetë Struga Trim Lum 3, Tikveshi 0.
Ishte njëherit kjo fitorja e pestë nga po aq ndeshje të zhvilluara për skuadrën tonë në sezonin e ri, ndërsa gëzon fakti se në ndeshjet si vendas, skuadra jonë ende nuk ka pësuar asnjë gol. 14 gola të shnëuar deri më tani dhe vetëm 1 të pranuar, edhe atë në transfertën ndaj KF Arsimit në Gostivar.
NDESHJA E RRADHËS
Ndeshja e rradhës, do të jetë njëherit edhe testi më i rëndë për skuadrën tonë, pasi në Strugë në mesjavë, më saktësisht të mërkurën do të mirëpresim Shkëndijën e Tetovës.
Rezultatet e deritanishme, por edhe paraqitjet e lojtarëve tanë në 5 xhirot e para, bëjnë të besojmë te suksesi i rradhës, që do e arrinim së bashku me ju tifoz të nderuar, duke ju ftuar që tani që të mërkurën të jeni në numër sa më të madh në stadiumin e qytetit në Strugë.

STRUGA TRIM LUM – TIKVESHI 3:0
Autorë të golave: B. Compaore 39’ 58’, M. Radeski 79’
Stadiumi i qytetit: Strugë
Shikues: 500
Arbitër kryesor: Vlatko Ilioski (Prilep)
Kartonë të verdhë: J. Maudo, B. Compaore, M. Hamza
FORMACIONI:
M. Angeletti, B. Ilievski, G. Mici, J. Maudo, P. Fall (H. Maleski 80’), A. Vosha (S. Jevtoski 67’), B. Bojku, M. Hamza (Sh. Zenku 62’), B. Shabani (V. Koçoski 80’), M. Radeski (K. Mazoulouxis 80’), B. Compaore;
Trajner: Bledi SHKËMBI


















