LPFMV, Java 29, STRUGA TRIM LUM – SILEKSI 2:0

Struga Trim Lum ka regjistruar fitoren e 19-të sezonale, duke zgjidhur në këtë mënyrë edhe çështjen e pozitës së tretë ndaj rivalit direkt, Sileksit…

Struga Trim Lum ka regjistruar fitore 2:0 në duelin e javës së 29-të kundër Sileksit, duke konfirmuar pozitën e tretë në renditje. Pas kësaj fitore, tashmë epërsia ndaj rivalit direkt, Sileksit, është plotë 10 pikë.

Ishte mbrojtësi Maudo Jarjué, që shënoi golin e parë të takimit, ndërsa serinë e golave e vazhdoi Hristijan Maleski, që realizoi golin numër 6 në 6 ndeshjet e tij të fundit. Ndryshe, Maleski në përgjithësi numëron 16 gola, vetëm një më pak se Bassiroou Compaore, që gjatë pjesës kishte shënuar në rrjetën e skuadrës nga Kratova, mirëpo goli i tij në minutën e 27-të ishte anuluar për shkak pozitës jashtë loje.

NDESHJA

Maudo Jarjué ishte futbollisti që shfrytëzoi në maksimum rastin e parë më konkret para portës kundërshtare, duke shënuar një gol mjaft të bukur me kokë.

Mbrojtësi nga Gambia në minutën e 21-të e shfrytëzoi harkimin e kapitenit Bunjamin Shabani dhe me kokë shënoi në rrjetën e Lupçe Xhekov. Për Maudo, ishte ky goli i dytë sezonal, pas atij në xhiron e parë ndaj Makedonija GJ.P.

Gol në rrjetën e Xhekov 6 minuta më vonë realizoi edhe golashënuesi ynë më i mirë, Bassirou Compaore, mirëpo goli i këtij të fundit u anulua.

Dominimi i skuadrës tonë vazhdoi edhe në minutat në vijim, mirëpo pa rrezikuar portierin Xhekov, i cili pati fat në minutën e 42-të, pasi goditja e Florian Roçit përfundoi vetëm jashtë kuadrantit.

Pjesa e dytë nisi me dy zëvendësime në rradhët e Struga Trim Lum. Nga loja u lrguan Florian Roçi dhe Bassirou Compaore, ndërsa në lojë inkuadrohen Altin Aliji dhe Marjan Radeski.

Njëjtë sikurse gjatë pjesës së parë, edhe në të dytën, rastin e parë më konkret e kurorëzuam me gol. Këtë herë autorë i golit doli të jetë Hristijan Maleski, që nuk fali dhe shënoi për 2:0.

Maleski edhe në minutën e 71-të rrezikoi portën e mysafirëve, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar.

ÇFARË NA PRET JAVËN E ARDHSHME…?

Edhe ndeshjen e rradhës, Struga Trim Lum do ta zhvillojë në terren vendas. Javën e ardhshme, më konkretisht me 3 maj, në Strugë do të mirëpresim AP Brera, skuadër kjo që lufton për mbijetesë.

Ndaj këtij kundërshtari të dielën e ardhshme do të tentojmë fitoren e parë këtë edicion.

STRUGA TRIM LUM – SILEKSI 2:0

Autorë të golave: J. Maudo 21’, H. Maleski 57’

Stadiumi i qytetit: Strugë

Shikues: 500

Arbitër kryesor: Stojan Trpçevski

Kartonë të verdhë: B. Compaore, B. Ilievski, A. Aliji;

FORMACIONI:

M. Angeletti, B. Ilievski, J. Maudo, L. Diako, F. Roçi (A. Aliji 46’), A. Zendeli (G. Mici 88’), M. Hamza, B. Bojku, B. Shabani, H. Maleski (A, Roçi 88’), B. Compaore (M. Radeski 46’);

Trajner: Bledi Shkëmbi;