LPFMV, Java 2 | ARSIMI – STRUGA TRIM LUM 1:2

Fitore 2:1 në transfertën ndaj KF Arsimit në ndeshjen e xhiros së dytë, që erdhi me përmbysje. Golat erdhën nga dy sulmuesit, Radeski dhe Compaore…

Sulmuesit sot ishin në ditën e tyre, pasi falë dyshes Marjan Radeski-Bassirou Compaore arritëm fitore në udhëtim te KF Arsimi në Gostivar. Ishte kjo ndeshja e javës së dytë të sezonit 2025/26, ku regjistrojmë edhe një fitore tjetër.

E njëjta erdhi pas një përmbysjeje, pasi gjatë 45 minutave të para ishin në disavantazh.

Trajneri Bledi Shkëmbi, duke u nisur nga fakti se skuadra që fiton nuk ndryshon, edhe sot përballë KF Arsimit doli me 11-shen e njëjtë sikurse një javë më parë kundër Makedonija Gj.P., megjithatë disavantazhi 0:1 pas 45 minutave të para, bëri që ai të ndryshojë që në fillimin e pjesës së dytë.

Ndryshe, Compaore morri gjithë vëmendjen në 30 minutat e para të ndeshjes, kur në tre raste rrezikoi shumë seriozisht portën e vendasve, mirëpo pa arritur aktin final.

Vetëm pas dy minutave lojë, Compaore tentoi me kokë pas harkimit të Gledi Micit, ndërsa i njëjti në minutën e 6-të lëshoi një predhë të vërtetë në drejtim të portës kundërshtare, mirëpo me një intervenim të shkëlqyeshëm, portieri vendas nuk lejoi gëzimin e sulmuesit tanë.

Pas një pasimi të saktë të Radeskit, Compaore tentoi edhe në minutën e 28-të, mirëpo e majta e tij nuk ishte e rrezikshme për Islamin.

Ky i fundit pati shumë fat në minutën e 33-të, kur goditja e fuqishme e Besmir Bojkut nga distanca u devijua në rivënie nga këndi.

Pas gjithë këtyre rasteve jo të realizuara, vendasit në minutën e 42-të kaluan në epërsi falë golit të shënuar nga Sikiru Olatunbosun.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa ishte ky një sinjal për trajnerin Bledi Shkëmbi për të reaguar në pjesën e dytë.

Dhe asshtu ndodhi, në vend të Bojan Ilievskit, në lojë u inkuadrua Arbi Vosha, për të rrezikuar sa më shumë në krahun e djathtë,  ndërsa vendin e Lassana Diako si mesfushorë i fundit, e zuri greku Kyriakos Mazoulouxis.

Këto dy ndryshime sollën fillimisht qetësi në lojën tonë, por mbi të gjitha edhe një siguri, që nga minuta në minutë vinte në shprehje edhe në zonën kundërshtare, kur kësaj rradhe ishim më vigjilent dhe arrinim të shfrytëzojmë rastet, pavarësisht se vendasit ishin të parët që na rrezikuan me anë të Taipit, por që edhe njëherë tjetër në vendin e duhur ishte portieri, Angeletti.  

Compaore vazhdoi të jetë rrezik permanent për mbrojtjen vendase edhe në pjesën e dytë, mirëpo sulmuesi nga Burkina Faso sërish nuk arrinte të gjejë cakun e duhur.

Të njëjtën gjë në minutën e 66-të bëri edhe i sapo i inkuadruari në lojë, Hristijan Maleski kur me kokë goditi vetëm jashtë trekëndëshit të portës së vendasve.

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe në minutën e 69-të, pas një harkimi të Pape Fall nga e majta, Marjan Radeski me kokë në manirin e golashënuesve të mëdhenj arriti që të barazojë shifrat në 1:1.

Ky gol erdhi mu në momentin e duhur për skuadrën tonë, që morri guxim të vazhdojë presionin në pjesën e vendasve, e ku si pasojë në minutën e 72-të shënuam edhe golin e dytë.

Compaore pas gjithë atyre rasteve të humbura, arriti që më në fund të gjejë rrugën e duhur drejt rrjetës kundërshtarë, duke iu falënderuar në këtë rast edhe gabimit të mbrojtësit Cuculli. Sulmuesi ynë e shfrytëzoi në maksimum këtë dhuratë, duke bërë që në ato momente të përmbysim rezultatin në 1:2.

Rezervisti Maleski në minutën e 78-të u gjind në një pozitë shumë të volitshme për të shënuar, mirëpo goditja e tij nga brendia e zonës përfundoi vetëm jashtë kuadrantit.

Min 78, Shaban Zenku me një diagonale të gjatë në krahun e majtë, mjaft mirë gjeti para zonës kundërshtare Maleskin, mirpëo goditja e tij nga një pozitë e volitshme, përfundoi vetëm jashtë trekëndëshit të portierit vendas, Islami.

Ishte ky njëherit edhe rasti i fundit i regjistruar në këtë ndeshje të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Gostivarit, aty ku hasëm në një atmosfere fer dhe korrekte nga tifozët vendas, që kishin mbushur shkallët e stadiumit.

Java e tretë, që në program është javën e ardhshme na servon përballjen në terren vendas kundër Rabotniçkit.

Deri atëherë të shijojmë këtë fitore të arritur sot, pas së cilës numërojmë 6 pikë pas dy xhirove të para.

LPFMV | Java 2

KF ARSIMI – STRUGA TRIM LUM 1:2

Autorë të golave: M. Radeski (69’), B. Compaore (72’)

Stadiumi i Qytetit: Gostivar

Shikues: 2500

Arbitër kryesor: Plarent Salihi

Kartonë të verdhë: /

FORMACIONI:

M. Angeletti, B. Ilievski (A. Vosha 46’), J. Maudo, G. Mici, P. Fall (Sh. Zenku 73′), L. Diako (K. Mazoulouxis), B. Bojku, B. Shabani (H. Maleski 66′), M. Hamza, M. Radeski (A. Kasami 78′), B. Compaore;

Trajner: Bledi SHKËMBI