LPFMV, Java 19 | PELISTERI – STRUGA TRIM LUM 1:1

Edhe përkundër dominimit të plotë, rastet e pashfrytëzuara, sidomos në pjesën e parë në fund na kushtuan shumë, pasi Pelisteri në pjesën e dytë arriti që të barazojë shifrat në 1:1, që në fund doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i takimit të zhvilluar në Manastir…

Goli i Arbi Voshës, i cili u shfaq i rrezikshëm që në minutën e parë na mundësoi një nisje perfekte, një dominim të ndeshjes kundër Pelisterit, me Angelettin që rrallëherë shqetësohej nga ekipi vendas.

Megjithatë një rënie e pakuptueshme në pjesën e dytë, bëri që Pelisteri të na ndëshkoj pas një gabimi të portierit Angeletti, i cili si duket e pësoi nga nxemja jo e duhur, pasi realisht nuk është se nevojitej ndonjë intervenim serioz nga ana e tij.

NJË NDRYSHIM NË FORMACION

Trajneri Bledi Shkëmbi takimin e sotëm kundër Pelisterit e nisi me vetëm një ndryshim në formacion, për dallim nga ndeshja e fundit kundër Sileksit. Vendin e Altin Alijit, i cili po rikuperohet nga ai lëndim i javës së kaluar e kishte zënë Arbi Vosha. Pikërisht ky i fundit doli të jetë figura kryesore e këtij takimi. Ai shënoi golin e vetëm për skuadrën tonë, ndërsa njëkohësisht ishte edhe rrezik permanent i skuadrës kundërshtare.

RAPORTI I NDESHJES

Pikërisht Arbi Vosha ishte i pari që u shfaq i rrezikshëm para portës kundërshtare, mirëpo goditjen e tij nga jashtë zonës e ndali portieri Jovçevski.  I rradhës që tnetoi për të shënuar, ishte mbrojtësi Jarje Maudo, goditja e të cilit nga distanca përfundoi vetëm skaj shtyllës.  

Në minutën e 26-të për herë të parë u kanos edhe Compaore, mirëpo tentativa e tij për të shënuar në mënyrë akrobatike, nuk gjeti rrjetën.

Minutat po kalonin, ndërsa Struga Trim Lum vazhdonte posedimin e topit, duke rrezikuar vazhdimisht portën e vendasve, veçanërisht nga krahu i djathtë, aty ku Vosha ishte në element, njëjtë sikurse në minutën e 29-të, kur mjaft mirë e mendoi për të kombinuar me Bojan Ilievskin në shtyllën e parë, mirëpo para tij intervenoi portieri vendas.

Paraqitjen e tij të shkëlqyer Vosha në minutën e 31-të e kurorëzoi me gol, kjo falë bashkëpunimit me Bassirou Compaore.

Në minutën e 34-të, Vosha edhe njëherë tjetër u shfaq i rrezikshëm para portës kundërshtare, mirëpo goditja e tij devijohet në rivënie nga këndi, edhe pse shumë pak mungonte që topi të përfundonte në rrjetë.

Brenda minutës së 38-të rrezikuam shumë seriozisht portën e vendasve, edhe atë dy herë brenda pak sekondave. Fillimisht harkimin e Voshës nga e djathta nuk arriti që Compaore ta shfrytëzojë dhe të shënojë me kokë, ndërsa në vijim të aksionit, nga e majta Fall harkoi në shtyllën e parë për Radeskin, i cili ishte i pafat, pasi goditja e tij u devijua në rivënie nga këndi.

Vetëm një minutë më pas, Bojan Ilievski mjaft mirë depërtoi nga e djathta, duke gjetur brenda zonës Compaoren, mirëpo para tij intervenon edhe njëherë tjetër mbrojtja vendase, duke devijuar topin në rivënie nga këndi.

Ishte ky rasti i fundit gjatë 45 minutave të para, ku edhe pas dominimit të plotë në fund në pushim shkuam me vetëm një gol epërsi.

Struga Trim Lum vazhdoi të dominoj edhe në fillimin e pjesës së dytë, ku sërish shfaqeshim të rrezikshëm nga krahu i djathtë, aty ku dominuam tërësisht edhe në pjesën e parë.

Bojan Ilievski ishte i pari që u kanos pas 5 minutave lojë në pjesën e dytë, kur mjaft mirë depërtoi nga krahu i djathtë, mirëpo Jovçevski intervenoi bukur duke pastruar rrezikun para portës së tij,

Vetëm një minutë më pas Vosha nga krahu i djathtë vendos të godas drejtëpërdrejtë, mirëpo Jovçevski mbron edhe njëherë tjetër, njëjtë sikurse edhe në minutën e 64-të, kur ndali goditjen e grekut, Mazuluksis.

Në minutën e 72-të, trajneri Shkëmbi vendosi që në lojë të inkkuadrojë dyshen Maleski-Jevtoski, në vend të Compaore dhe Vosha. Edhe këtë herë zëvendësimet nuk na sollën fat, por përkundrazi vetëm pas dy minutave pranuam gol, pas një gabimi të portierit Angeletti.

Në minutën e 81-të ishim afër golit, mirëpo goditja me kokë e rezervistit, Hristijan Maleski përfundoi në traverzë dhe më pas në rivënie fundore.

Minuta e 88-të me vete solli pasimin perfekt të kapitenit Bojku për Maleskin, që doli i vetmuar para portierit Jovçevski, i cili me një intervenim të shkëlqyer edhe njëherë tjetër ndali festën e futbollistëve tanë, duke qenë figura kryesore te Pelisteri.

ÇFARË PAS KËTIJ BARAZIMI

Pas dy disfatave të njëpasnjëshme, ishte ky barazimi i parë dhe njëherit pika e parë e fituar në këtë stinor pranveror. Ndryshe, ishte ky barazimi i tretë sezonal për skuadrën tonë, që pas 19 xhirove numëron 42 pikë, duke u renditur përkohësisht në pozitën e dytë me 42 pikë, po aq sa ka edhe Shkëndija në vendin e tretë, me “kuqezinjtë” që kanë edhe një ndeshje më pak.

ÇFARË NA PRET

Javën e ardhshme na pret super derbi kundër Vardarit. Është kjo një mundësi e mirë që të tregojmë vlerat e vërteta përballë liderit aktual. Një fitore eventuale do të na rikthente fuqishëm në garën për titullin e kampionit.

Ndeshja kundër Vardarit në program është me datë 28 shkurt në Strugë me fillim në ora 14:00.

PELISTERI – STRUGA TRIM LUM 1:1

Autorë i golit: Arbi Vosha

Stadiumi: “Petar Milloshevski” – Manastir

Shikues: 500

Arbitër kryesor: Vllatko Ilijoski

Kartonë të verdhë: Ardian Zendeli, Stefan Jevtoski, Florian Roçi

FORMACIONI:

M. Angeletti, B. Ilievski, J. Maudo, K. Mazulaksis (F. Roçi 79’), P. Fall, L. Diako, A. Zendeli (M. Hamza 61’), B. Bojku, A. Vosha (S. Jevtoski 73’), M. Radeski, B. Compaore (H. Maleski 73’);

Trajner: Bledi Shkëmbi;