LPFMV, Java 13 | STRUGA TRIM LUM – KF ARSIMI 4:0

Fitore e lehtë përballë KF Arsimit në ndeshjen e javës së 13-të, pas së cilës numërojmë 10 fitore, 2 barazime dhe 1 disfatë…

Struga Trim Lum ka lidhur edhe fitoren e tretë rradhazi në kampionat, duke ngadhnjyer sot ndaj KF Arsimit nga Çegrani (4:0).

Të etur për ta mbyllur pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare me një rezultat pozitiv, skuadra e Bledi Shkëmbit dha një nga performancat e tyre më të plota të sezonit, duke realizuar katër gola, dhe duke mos pranuar asnjë.

Duke dominuar pjesën e parë, djemtë tanë gjetën golin pas 20 minutave lojë, kur sulmuesi Marjan Radeski shfrytëzoi në maksimum diagonalen e gjatë të Besmir Bojkut, për të mposhtur për herë të parë në këtë ndeshje portierin kundërshtarë, Islami.

Ndryshe, ndeshja kishte nisur nën ritmin e të reshurave të shiut, e që rëndonin pak mbi futbollistët, të cilët megjithatë kushte shumë të mira patën gjatë pjesës së dytë, kur edhe shënuan edhe tre gola të tjerë.

Në qendër të vëmendjes në fillimin e saj, doli të jetë kapiteni ynë, Bunjamin Shabani, që realizoi dy gola të shpejtë.

Fillimisht në minutën e 53-të pas një super aksioni me disa pasime dhe kombinimin e dyfishtë me Compoare, Shabani ngriti epërsinë e Struga Trim Lum në 2:0.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta më pas, Shabani realizoi edhe golin e dytë, këtë herë me të majtën e tij, pasi mjaft mirë ishte shërbyer në zonën kundërshtare nga ana e Stefan Jevtoskit.

Pas këtyre dy golave, trajneri Shkëmbi në minutën e 61-të, bëri dy zëvendësime, duke inkuadruar në lojë Arbi Voshën dhe Hristijan Maleskin në vend të Florian Roçit dhe Marjan Radeskit.

Efekti Maleski, erdhi në shprehje vetëm 5 minuta më vonë, kur mjaft mirë shërbeu në zonë Compaoren, i cili nuk pati fat këtë herë, pasi traverza i mohoi golin, por edhe ishte në pozitë jashtëloje.

Në minutën e 75-të të gjitha duartrokitjet morrën greku Mazuluksiz dhe portieri kundërshtarë Islami, i cili në mënyrë bravuroze devijoi goditjen e fuqishme të mbrojtësit tonë në rivënie nga këndi.

Pas ekzekutimit të së njëjtës, edhe Memetriza Hamza tentoi të shënojë me një goditje nga distanca, mirëpo pa rezultatin e duhur.

Në minutën e 79-të, Gledi Mici me të majtën e tij harkoi brenda zonës kundërshtare duke gjetur sulmuesin Ivkoviç, i cili me kokë gjeti edhe më afër portës Bojkun, goditjen e të cilit me kokë, me mjaft sukses e ndali portieri kundërshtarë, Islami.

Në minutën e 84-të, sulmuesi Ivkoviç për shkak të një dëmtimi, duheshe të largohet nga fusha, ndërsa në vend të tij në lojë u inkuadrua Alban Roçi, që në këtë mënyrë bëri debutimin e tij me fanellën e Struga Trim Lum.

Besmir Bojku në minutën e 86-të, bëri një hap të gabuar në tentativën për të goditur topin me kokë pas harkimit të Memetriza Hamza nga krahu i majtë, derisa ky i fundit në minutën e 88-të me një diagonale të gjatë që nga gjysmëfusha jonë gjeti të vetmuar në sulm Hristijan Maleskin, i cili pasi pranoi topin pak para zonës kundërshtare, nuk fali, duke shënuar golin e katërt në rrjetën e KF Arsimit dhe të 6-tin personal këtë edicion me fanellën e Struga Trim Lum.

Në fund, fitore më se e merituar e Struga Trim Lum, që arkëtoi edhe 3 pikë të tjera në një ditë tjetër për t’u shijuar në stadiumin e qytetit në Strugë.

STRUGA TRIM LUM – KF ARSIMI 4:0

Autorë të golave: M. Radeski 20’, B. Shabani 53’, 55’, H. Maleski 88’

Stadiumi i Qytetit: Strugë

Shikues: 400

Arbitër kryesor: Stojançe Trpçevski

Kartonë të verdhë: M. Radeski

FORMACIONI:

M. Angeletti, B. Ilievski, K. Mazuluksiz, G. Mici, P. Fall (M. Hamza 45’), B. Bojku, S. Jevtoski, F. Roçi (A. Vosha 61’), B. Shabani, M. Radeski (H. Maleski 61’), B. Compaore (Dj. Ivkoviç 73’ – A. Roçi 85’);

Trajner: Bledi Shkëmbi;