Fitore 2:0 në transfertën në Shkup ndaj Makedonija GJ.P. Bassirou Compaore vazhdoi serinë e golave, duke shënuar golin e 12 sezonal, derisa në ndeshjen e tij debutuese, golin e parë me fanellën e Struga Trim Lum e realizoi, Florian Roçi…
Një fitore tjetër për Struga Trim Lum, që erdhi falë angazhimit maksimal të gjithë ekipit në transfertën në Shkup ndaj Makedonija Gj.P.
2:0 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi, në të cilin Florian Roçi arriti të realizojë golin e parë në ndeshjen e tij debutuese me fanellën e Struga Trim Lum.
Në anën tjetër sulmuesi nga Burkina Faso, Bassirou Compaore, ka vazhuar serinë e golave, duke shënuar edhe golin e tretë personal në ndeshjen e tij të tretë gjatë këtij edicioni në përballjet ndaj Makedonija Gj.P, por njëherit edhe të 12-tin në ndeshjen e tij të 12-të këtë edicion në Ligën e Parë.
Falë fitores së sotme, Struga Trim Lum rikthehet sërish në pozitën e parë, tashmë me 29 pikë, dy më shumë se Vardari.

FLORIAN ROÇI DEBUTON ME GOL ME FANELLËN E STRUGA TRIM LUM
Takimin e sotëm ndaj Makedonija Gj.P, pa dyshim se do e mbajë gjatë kohë më memorjen e tij, Florian Roçi. 18-vjeçari për herë të parë sot u paraqit në një ndeshje zyrtare me fanellën e Struga Trim Lum, ndërsa një gjë të tillë e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Strugani, realizoi golin e parë të takimit, duke ndihmuar ekipin për të fituar ndeshjen me shifrat 2:0.
Ky gol erdhi në minutën e 33-të, kur Floriani përfitoi nga asisti numër 6-të i Pape Fall gjatë këtij edicioni. Senegalezi pasi ndërpreu një aksion të vendasve në gjysmëfushë dhe kombinoi mirë me kapitenin Shabani, nga e majta mjaft mirë shërbeu në zonën kundërshtare, Roçin, i cili me të djathtën e tij shënoi një super gol, për avantazhin tonë prej 1:0.

Deri në ato momente skuadra jonë po tentonte të gjejë golin edhe me Compaore në dy raste, dhe në një rast tjetër përmes Jevtoskit, i cili në minutën e 27-të lëshoi një predhë të vërtetë në drejtim të portës vendase.
Në këtë pjesë të parë, shumë pranë golit ishte edhe Compaore, i cili në minutën e 20-të kishte mposhtur portierin kundërshtarë, Jankov, mirëpo nga vija fatale e golit, topin e largoi Xhelil Abdullah, duke i mohuar golin në ato momente sulmuesit tanë.

Megjithatë, Compaore, erdhi në shprehjë në minutën e 61-të, kur përfitoi nga penaltia dhe shënoi për 2:0. Xhelil Abdullah paraprakisht kishte ndalë në mënyrë të palejuar sulmuesin Hristijan Maleski, ndërsa pas rishikimit të VAR, arbitri kryesor, Krumisllav Gjorgjievski tregoi në pikën e bardhë, duke konfirmuar edhe vendimin e tij të parë që kishte dhënë pa u konsultuar me dhomën VAR.
Megjithatë, vendimi i tij i parë doli të jetë i gabuar fare në fund të takimit, kur i njëjti tregoi në pikën e bardhë në favor të skuadrës vendase, pas një dueli mes Mazuluksiz dhe sulmuesit kundërshtarë, Osei. Sipas Gjorgjievskit dueli kishte ndodhur brenda zonës së rreptësisë, megjithatë pas asistimit të arbitrëve në dhomën VAR, i njëjti ndryshoi vendimin e tij, duke treguar vetëm goditje dënimi në favor të Makedonija GJ.P.
Pas kësaj tentative të vendasve për të shënuar nga gjuajtja e lirë, arbitri nuk lejoi edhe shumë minuta lojë, duke treguar fundin e takimit.

MAKEDONIJA GJ.P – STRUGA TRIM LUM 0:2
Autorë të golave: F. Roçi 33’, B. Compaore 61’ (pen.)
Stadiumi: Gjorçe Petrov
Shikues 200
Arbitër kryesor: Krumisllav Gjorgjievski
Kartonë të verdhë: G.Mici, B.Comapore, B.Ilievski
FORMACIONI:
M. Angeletti, B. Ilievski, J. Maudo (G. Mici 46’), K. Mazuluksiz, P. Fall, F. Roçi (Sh.Zenku 72), B. Bojku, S. Jevtoski, B. Shabani (Dj.Ivkoviç 75’), H. Maleski (A. Vosha 62’), B. Compaore (M. Radeski 75’);
Trajner: Bledi Shkëmbi
Trajner: Bledi Shkëmbi


















