Fitore e pastërt 2:0 në ndeshjen hapëse të sezonit të ri ndaj Makedonija GJ.P. Autorë të golave rezultuan të jenë dy futbollistët internacional, Maudo dhe Compaore…
Struga Trim Lum u përball me Makedonija GJ.P në ndeshjen hapëse të sezonit 2025/26 të Ligës së Parë Futbollistike. Neve përmes një dominimi të plotë e fituam ndeshjen me rezultatin 2;0, duke bërë kështu një fillim të mbarë të sezonit të ri.
Pas matjes së forcave në fillim, skuadra jonë shumë shpejtë morri kontrollin e lojës, duke mbajtur topin me presion të madh dhe duke kërkuar çarjen në mbrojtjen e Makedonija GJ.P.
Ishte pikërisht autori i golit të parë, Maudo, që njëherit kishte edhe kanosjen e parë më të rrezikshme në drejtim të portës kundërshtare. Pas një rivënie nga këndi, Fall me kokë ktheu topin për Maudo shumë pranë golit, mirëpo pozita jo e volitshme që kishte, bëri që ai nga mbrapa të godas vetëm mbi portë.
Aksionet tona vazhduan edhe në minutat në vijim, mirëpo harkimet brenda zonës nuk u shfrytëzuan mirë nga lojtarët tanë, si Radeski apo edhe Compaore.
Ky i fundit në minutën e 42-të arriti që të shënojë, falë një gabimi në mbrojtjen e Makedonija GJ.P, mirëpo pas rishikimit të aksionit në VAR, i njëjti u anulua, për shkak se sulmuesi ynë kishte prekur topin me dorë.
Megjithatë nuk vonoi shumë dhe në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Maudo arriti që të shënojë golin e epërsisë në rrjetën e Efremov.
Goli erdhi pas një ndërprerje, kur Hamza mjaft mirë nga e djathta me të majtën e tij harkoi në shtyllën e dytë, aty ku më së miri u gjind mbrojtësi Maudo dhe me kokë shënoi për 1:0.
Menjëherë pas këtij goli të shënuar, arbitri kryesore dha shenjë për fundin e pjesës së parë, në të cilën kundërshtari nuk u kanos asnjëherë të vetme.
Ashtu ishte edhe në pjesën e dytë, derisa vlen të theksohet se goditjen e parë brenda kuadratit të portës tonë, futbollistët e Makedonija Gj.P e kishin pas një ore të plotë.
Kjo tregon qartë lojën e aplikuar të mysafirëve, që më shumë mendonin në portën e tyre, të cilën e mbronin me shumë fanatizëm, duke mos lejuar që skuadra jonë të krijoj raste të qindtpërqindta.
Kësisoj, në minutë e 58-të, Compaore tentoi me një gjuajtje nga distanca, mirëpo që përfundoi vetëm mbi portë. Megjithatë, sulmuesi nga Burkina Faso mjaft mirë shfrytëzoi asistin e Hristijan Maleskit në minutën e 75-të, kur me të majtën e tij shënoi për 2:0.
Këtij aksioni i parapriu kapiteni Shabani, që rinisi një top mu në momentin e duhur për Maleskin, ndërsa ky i fundit me të parën vetëm e vazhdojë topin për Compaore, që në ato momente vulosi fitoren e ekipit tonë.
Vetëm 3 minuta pas golit të dytë, rast të mirë për të shënuar pati edhe Maleski, mirëpo vonoi në tentativën e tij për të shënuar me kokë, pas harkimit të Ilievskit nga krahu i djathtë, derisa në minutën e 90-të, shumë afër golit ishte edhe Arbi Vosha, mirëpo goditja e tij e devijuar në rivënie nga këndi, përfundoi për disa centimetra skaj shtyllës pingule.
Skuadra jonë u kanos edhe pas ekzekutimit të rivënies nga këndi, me Voshën që mjaft mirë harkoi në shtyllën e dytë për Ilievskin, megjithatë goditja e këtij të fundit me kokë preku vetëm pjesën e jashtme të rrjetës.
Fitore e ëmbël kjo, e para për trajnerin Bledi Shkëmbi në një ndeshje zyrtare, që në këtë mënyrë debuton me fitore.

4 DEBUTUES NË NDESHJEN E SOTME
Merkatoja e verës solli shumë fytyra të reja në rradhët e skuadrës tonë, ndërsa sot që në ndeshjen hapëse, në fushë pamë plotë 4 debutues.
Fjala është për portierin Marco Angeletti, pastaj futbollistin me shumë përvojë, madje edhe në kampionatin tonë, Gledi Mici, mesfushorin defanziv nga Franca, Lassana Diako si dhe mbrojtësin grek, Kyriakos Mazoulouxis. Ky i fundit në lojë u inkuadrua nga bankina, ndërsa 3 të parët ishin titullarë, duke qëndruar në fushë deri në fund.
VOSHA ZHVILLOI MINUTAT E PARA ZYRTARE PAS RIKTHIMIT NGA HUAZIMI
Një futbollistë tjetër që morri minutat e para zyrtare pas rikthimit të tij nga huazimi, ishte Arbi Vosha. Shkupjani u bashkua sërish me ekipin tonë pas 6 muajve huazim te Tikveshi, ndërsa inkuadrimi i tij në lojë solli shumë freski në vijën ofenzive, aty ku i njëjti shumë pak mungonte që ribashkimin me Struga Trim Lum, ta kurorëzojë me gol.
NDESHJA E RRADHËS
Struga Trim Lum ndeshjen e xhiros së dytë do ta zhvillojë të premtën (15 gusht) kundër skuadrës së KF Arsimit në transfertë. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim në ora 17:00.
____________________________________________________________________________________________________________
LPFMV, JAVA 1
STRUGA TRIM LUM – MAKEDONIJA GJ.P 2:0
Autorë të golave: J. Maudo (45+3’), B. Compaore (75’)
Kartonë të verdhë: M. Hamza, A. Kasami
Arbitër kryesor: Bllagoja Rallevski
FORMACIONI:
M. Angeletti, B. Ilievski, J. Maudo, G. Mici, P. Fall, L. Diako, M. Hamza (Sh. Zenku 88’), B. Shabani (K. Mazoulouxis 81’), B. Bojku (A. Kasami 68’), M. Radeski (H. Maleski 68’), B. Compaore, (A. Vosha 88’);
Trajner: Bledi Shkëmbi;