KOMUNIKATË ZYRTARE | Pas Alijit, prezantojmë edhe sulmuesin tjetër Ivkoviç

Djordje Ivkoviç do të jetë 9-shi i ri i Struga Trim Lum në sezonin e ri. Sulmuesi 29-vjeçar së fundmi ishte pjesë e skuadrës kazake të Aktobe, ndërsa do të jetë kjo hera e dytë që do të luaj në futbollin tonë vendor…

Djordje Ivkoviç është emri i rradhës që i bashkohet Struga Trim Lum për sezonin e ri futbollistik 2025/26. Sulmuesi shtatëlartë (193cm) së fundmi ishte pjesë e skuadrës së njohur të Aktobe nga Kazakitani, ndërsa te skuadra jonë vjen si futbollistë i lirë.

Ivkoviç nuk është një emër i panjohur për futbollin vendor, pasi i njëjti për një vit luajti me fanellën e AP Brera, para se të transferohej në futbollin kazak.

Ai në gjithsej 31 ndeshje në Ligën e Parë realizoi 17 gola, ndërsa pikërisht instikti që ka për golin, bëri që ne si skuadër në konsultime me trajnerin kryesor, Bledi Shkëmbi të reagojmë shpejtë dhe të firmosim kontratë profesionale.

Në prezencë të Drejtorit Sportiv, Besart Isaku, sulmuesi ynë i ri Djordje Ivkoviç firmos kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Gjithë ne, pjesë e Struga Trim Lum, i urojmë mirëseardhje sulmuesit 29-vjeçar, Djordje Ivkoviç, me shpresë se së bashku do festojmë shumë fitore, por edhe gola të shënuar nga ana e tij.