Struga Trim Lum ka arritur marrëveshje me portierin 22-vjeçar, Ivan Nikolloski…
Gardiani 22-vjeçar, Ivan Nikolloski, është emri më i ri në rradhët e skuadrës tonë. I njëjti te Struga Trim Lum vjen si agjent i lirë, derisa së fundmi mbronte ngjyrat e Pobedës së Prilepit, skuadrës nga qyteti i tij i lindjes.
Ivani, është një portier me mjaft perspektiv, teksa i njëjti kishte provuar veten për pak kohë edhe në Shqipëri. Ai rrjedhë nga një familje sportive, derisa babai i tij, Jane Nikolloski, për vite të tëra mbronte ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë, ndërsa gjithashtu kishte fituar edhe shumë tituj me ish skuadrën e Slloga Jugomagnat.

Ivani, ka provuar veten në më shumë skuadra vendore, përfshirë këtu edhe skuadra nga Liga e Parë.
Ivan Nikolloski u prezantua nga Drejtori Sportiv, Besart Isaku, ndërsa me të njëjtin kemi arritur një marrëveshje dy vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Mirë se erdhe në familjen e madhe të Struga Trim Lum, Ivan.
