INTERVISTË | Trajneri Shkëmbi flet pas fitores ndaj Rabotniçkit

Bledi Shkëmbi ka bërë një start të mrrekullueshëm në ndeshjet e Ligës së Parë, duke regjistruar tre fitore nga po aq ndeshje. Ai foli edhe për fitoren e fundit ndaj Rabotniçkit…

Fitore 2:0 ndaj Rabotniçkit, ndaj së cilës skuadër edhe dominuam në tërësi për gjatë 90 minutave. Ishte ky tre pikëshi i tretë këtë edicion dhe i dyti para tifozëve tanë, që sërish mbetën të kënaqur me performancën e skuadrës, që nga ndeshja në ndeshje po përmirësohet edhe më shumë.

“Ishte një ndeshje, në të cilën dominuam që nga minuta e parë.” – u shpreh trajneri Bledi Shkëmbi në fillim të intervistës.

“Janë 3 pikë që na gëzojnë dhe na bëjnë të punojmë akoma edhe më shumë dhe me besim për rezultatet që duam ti arrijmë” – deklaroi Shkëmbi, i cili pranon se skuadra duhet të përmirësohet në finalizimin e rasteve.

Kujtojmë, përkundër rasteve të shumta që kishim si skuadër, që të dy golat erdhën në fund të dy pjesëve.

“Pavarësisht se shënuam golat në minutat e fundit, mendoj se kishim mundësi të tjera për të shënuar edhe më herët. Duhet të rregullojmë finalizimin, me qëllim që rastet e krijuara ti shndërrojmë në gola”. – tha në fund të intervistës, Shkëmbi.