INTERVISTË | Egzon Belica: Ëndërroj trofe me ekipin e vendlindjes

Egzon Belica për herë të parë në karrierë do të luaj me ekipin e vendlindjes së tij, Struga Trim Lum…

Egzon Belica është një emër i njohur, si në futbollin vendor, ashtu edhe në atë rajonal dhe evropian.

I njëjti ka provuar veten të luaj me ekipe të ndryshme për gjatë karrierës së tij, ndërsa përvoja e tij pa dyshim se do të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin tonë, që të shtunën do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë të sezonit të ri 2026/27.

Përballë do të kemi skuadrën debutuese të Shkëndijës së Haraçinës, ndaj së cilës skuadër, Belica kërkon shumë seriozitet, por mbi të gjitha edhe paraqitje dinjitoze para publikut strugan.

“Ndeshjet e para gjithnjë janë të vështira, për më tepër, kur përballë ke një kundërshtarë të ri, një skuadër debutuese. Neve si skuadër mendoj se jemi përgatitur mirë gjatë fazës përgatitore, ndaj besoj se pikërisht të shtunën duhet të tregojmë veten në fushën e blertë” – u shpreh Belica, që gjithashtu foli edhe për transferimin e tij te Struga Trim Lum, që i dha mundësinë që për herë të parë në karrierë të luaj në vendlindjen e tij.

“Mund të them se është një ndjesi e veçantë të jap kontributin për qytetim tim të lindjes, për skuadrën që në mënyrën më të mirë po përfaqëson qytetin tonë si në futbollin elitar, gjithashtu edhe në atë europian.” – deklaroi Belica, i cili në karrierën e tij të bujshme pas vetes numëron edhe tre trofe, edhe atë dy me Partizanin dhe një tjetër me Prishtinën.

Po vallë e ka ëndërruar Belica një trofe edhe me skuadrën e Struga Trim Lum?

“Trofe me ekipin e vendlindjes, patjetër që do ishte një ndjesi e veçantë dhe besoj se me shumë punë dhe përkushtim mund të arrihet si objektiv, sepse edhe vetë skuadra e Struga Trim Lum e ka vërtetuar në të kaluarën se fitimi i titullit është diçka e mundur.” – ishte përgjigjja e Belicës, i cili para publikut të tij të dashur strugan, premton shumë angazhim dhe shumë fitore, të cilëve do iu gëzoheshim së bashku.

“Publikut tim të dashur strugan, si e para mund të ju premtojë shumë angazhim me fanellën e Struga Trim Lum, ashtu që besoj se me forcën që ka skuadra gjithë së bashku mund të shpresojmë në rezultate shumë pozitive dhe në fitore, që do ju gëzoheshim së bashku.” – u shpreh Belica, që të shtunën shpreson të bëj edhe debutimin e tij në një ndeshje zyrtare me Struga Trim Lum, duke luajtur në shtëpinë e tij.

Ndaj i njëjti fton që në shkallët e stadiumit të qytetit të shtunën, të jenë prezente sa më shumë tifoz, për të përkrahur skuadrën dhe për ta mbështetur në rrugëtimin e ri për sezonin 2026/27.