Gledi Mici në dy ndeshjet e këtij edicioni luajti titullar kundër FC Shkupit, ndaj së cilës skuadër i njëjti pret edhe një fitore tjetër, që do e mbante skuadrën në garë për vendet që sigurojnë Europën…
Struga Trim Lum të enjtën do të zhvillojë ndeshjen e javës së 26-të në kampionat kundër FC Shkupit. Do të jetë kjo përballja e tretë dhe e fundit brenda këtij edicioni ndaj këtij kundërshtari. Në dy ndeshjet e para shënuam dy fitore, që të dyja në Strugë, ndërsa të njëjtën gjë synojmë të bëjmë edhe sot në duelin e rradhës, që sërish do të zhvillohet në Strugë.
Në prag të këtij takimi, foli Gledi Mici, që sot pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 75-të në Ligën e Parë dhe të 23-tën me fanellën e Struga Trim Lum.

“Pritshmëritë si çdo takim janë 3 pikët. Neve si skuadër çdo ndeshje kemi dëshmuar që pavarësisht kundërshtarit luajmë për fitore dhe ashtu do angazhohemi edhe në takimin e sotëm kundër FC Shkupit, pavarësisht situatës dhe pozitës në të cilën ndodhet kjo skuadër” – u shpreh Gledi Mici, i cili thotë se si skuadër synim kryesor vazhdojmë të kemi Europën, e për të cilën kemi gjasa reale për ta arritur.
“Janë edhe shumë pikë në lojë dhe neve si Struga Trim Lum deri në fund do të synojmë të kapim vendin e dytë, shanset për Europën mendoj se janë reale dhe se në fund do i’a arrijmë qëllimit” – vazhdoi Mici, dëshira e të cilit është që neve si skuadër deri në fund të sezonit të marrim të gjitha pikët e mundshme, që sezonin aktual ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme.
“E rëndësishme është fitorja sot kundër FC Shkupit, dhe më pas të mendojmë për ndeshjet e ardhshme që na presin. Synimi ynë është që të marrim të gjitha pikët e mundshme deri në fund dhe ta mbyllim këtë sezon ashtu si duhet dhe na ka hije si skuadër” – përfundoi intervistën Gledi Mici, që po zhvillon sezonin e parë me fanellën e Struga Trim Lum.


















