GJENERALJA, STRUGA TRIM LUM – GFK OHRID 3:0

Struga Trim Lum ka regjistruar fitore 3:0 në ndeshjen gjenerale kundër GFK Ohrid, që trajnerit Bledi Shkëmbi i shërbeu si provë kryesore para startit të sezonit të ri futbollistik, që hap siparin javën e ardhshme…

Struga Trim Lum regjistroi një fitore të pastërt në ndeshjen e fundit para sezonale, që njëherit njihet edhe si ndeshja, apo prova gjenerale para startit të ndeshjeve zyrtare në kampionat, që starton javën e ardhshme.

Të besuarit e trajnerit Bledi Shkëmbi mundën 3:0 ekipin fqinjë të GFK Ohrid. Derisa kjo ndeshje nuk ishte testi më i vështirë në nivel teknik, e njëjta shërbeu si një mundësi e dobishme për të vlerësuar fokusin dhe mentalitetin e ekipit në afrimin ndaj çdo kundërshtari me mentalitetin e duhur garues.

Lassana Diako shënoi gjatë pjesës së parë, derisa Bassirou Compaore dhe Arbi Vosha shënuan gjatë pjesës së dytë, ku ekipi tregoi shumë karakter dhe forcë.

Goli i shënuar nga Diako në minutën e 28-të, vendosi ritmin e skuadrës që në fillim, ashtu që në përgjithësi, përpjekja dhe përqendrimi i ekipit ishin për të nderuar edhe ata tifoz që ishin të pranishëm në tribuna.

Të njëjtit u ndanë të kënaqur pas gjithë asaj që skuadra shfaqi në fushën e blertë pas 45 minutave të para, ku nuk munguan edhe disa raste konkrete para portës kundërshtare.

Skuadra e Struga Trim Lum edhe në pjesën e dytë nisi me dominim në fushë, duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit, që sërish aprovoi një lojë të mbyllur dhe me shumë ndërprerje.

Mirëpo pavarësisht një loje të tillë, lojtarët tanë vazhdonin të bënin presion drejt portës së GFK Ohrid, e ku si rezultat erdhën edhe dy gola të tjerë në 12 minutat e fundit të takimit.

Bassirou Compaore realizoi edhe një tjetër gol në kuadër të këtyre ndeshjeve para sezonale, duke konfirmuar formën e tij të mirë. Sulmuesi nga Burkina Faso shënoi në minutën e 78-të, duke kurorëzuar lojën e mirë të ekipit, që nuk u ndalë këtu dhe në minutën e parë të kohës shtesë, me atë të Arbi Voshës gjeti edhe golin e tretë në këtë takim.

Vosha, i rikthyer nga huazimi te Tikveshi, në lojë u inkuadrua gjatë pjesës së dytë, bashkë edhe me

Ard Kasamin, Gledi Micin, Florian Roçin dhe Hristijan Maleskin.

Ndeshja e sotme kundër GFK Ohrid, ishte e 7-ta gjithsej në këtë fazë para sezonale, në të cilën regjistruam 4 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 disfatë, edhe atë që në startin e këtyre ndeshjeve kontrolluese.

NDESHJET E FAZËS PARASEZONALE

Struga Trim Lum – FC Ballkani (KOS) 1:2

Pelisteri – Struga Trim Lum 1:3

Struga Trim Lum – Trayal Krushevac (SER) 2:2

Struga Trim Lum – KF Llapi (KOS) 1:1

Skënderbeu (SHQI) – Struga Trim Lum 0:4

Struga Trim Lum – KF Vora (SHQI) 5:3

Struga Trim Lum – GFK Ohrid 3:0

DETAJE NGA NDESHJA E SOTME:

STRUGA TRIM LUM – GFK OHRID 3:0

Autorë të golave: L.Diako 28, B. Compaore 78, A. Vosha 90+1’

FORMACIONI TITULLARË:

V. Qoshevski, B. Ilievski, K. Mazoulouxis, M. Jaruje, P. Fall, L. Diako, B. Bojku, M. Hamza, B. Shabani (c), B. Compaore, M. Radeski;

Në pjesën e dytë u inkuadruan, edhe:

Ard Kasami, Gledi Mici, Florian Roçi, Hristijan Maleski dhe Arbi Vosha.

Trajner: Bledi Shkëmbi;