Florian Roçi pjesë e ekipit U19 të Maqedonisë për ndeshjet kundër B e H

Florian Roçi, është futbollisti i rradhës i Struga Trim Lum, që ka marrë ftesë nga ana e ekipeve përfaqësuese futbollistike të vendit. Floriani është ftuar nga seleksionuesi Erhan Selimi te ekipi U19 i Maqedonisë….

Florian Roçi është ftuar nga seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë U19, Erhan Selimi, për ndeshjet kontrolluese kundër Bosnje e Hercegovinës.

Është ky futbollisti i tretë nga rradhët e skuadrës tonë që ftohet nga ekipet përfaqësuese futbollistike të vendit tonë, pas Bojan Ilievskit që është grumbulluar me ekipin A përfaqësues të Maqedonisë dhe Memetriza Hamza, që është aktualisht pjesë e ekipit U21 të Maqedonisë.

Për 18-vjeçarin Florian Roçi, është kjo hera e parë që do të grumbullohet me ekipin U19 të Maqedonisë, derisa i njëjti deri më tash ishte pjesë e ekipit përfaqësues U18.

Florian Roçi luan si sulmues i krahut të djathtë, ndaj i urojmë shumë suksese për ndeshjen e dytë kontrollluese kundër Bosnje e Hercegovinës, që në program është të shtunën (06 shtator).

Në ndeshjen e parë të zhvilluar gjatë ditës së sotme, Maqedonia U19 mundi moshatarët e Bosnje e Hercegovinës me rezultatin 2:0.