Florian Roçi: Kam punuar shumë për këtë moment

Florian Roçi datën e sotme, 04 nëntor 2025, do ta mbajë mend gjatë kohë. Ai në këtë datë debutoi me skuadrën e qytetit të tij, Struga Trim Lum, ndërsa qershia mbi tortë, është se i njëjti arriti që këtë debutim ëndërrash ta kurorëzoj me gol…

Kam ëndërruar gjithmonë që të veshë fanellën e ekipit të qytetit tim”…

Ishin këto fjalët e para të 18-vjeçarit Florian Roçi, i cili ëndërrën e tij e bëri realitet pikërisht sot, 04 nëntor 2025.

Ai debutoi me fanellën e ekipit të parë të Struga Trim Lum, skuadrës së qytetit të tij të lindjes, ndërsa që ky debutim të jetë ndoshta përgjithmonë në memorjen e tij, kontribuoi edhe goli i shënuar, që në fund ndihmoi skuadrën e tij për të shënuar fitore 2:0 në transfertën ndaj Makedonija GJ.P.

Pas këtij goli, Roçin e uruan të gjithë, ndërsa i njëjti pranon se vërtetë kishte ndjenja të papërshkruara pas gjithë asaj që ndodhi sot.

“Po, sinqerisht është një ndjenjë e veçantë. Kam ëndërruar gjithmonë të vesh fanellën e ekipit të qytetit tim dhe të luaj para tifozëve që më kanë mbështetur që fëmijë. Kam punuar shumë për këtë moment dhe kur erdhi ishte një emocion që smund ta përshkruaj me fjalë.”

Goli debutues në ndeshjen debutuese…

“Jam jashtëzakonisht i lumtur! Për çdo lojtar të shënoj në debutim, është diçka e madhe. Për mua, që ky gol erdhi me fanellën e Struga Trim Lum, e bën akoma më të veçantë. Dua ta falënderoj trajnerin dhe bashkëlojtarët për besimin dhe ndihmën që më dhanë në fushë.”

Momenti i golit….

“Në ato sekonda gjithçka ndodhi shumë shpejt. Thjesht mendova të godas sa më saktë. Kur pashë topin të futej në rrjetë, ndjeva një shpërthim emocionesh. Ishte një moment që do ta mbaj mend gjatë kohë.”

Fanella e Struga Trim Lum….

“Më mbush shumë me motivim dhe përgjegjësi. Të luash në një skuadër që gjithmonë synon majat, të jep mundësinë të mësohesh me mentalitet fituesi. Çdo ditë mundohem të përmirësohem dhe të ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem.”

E ardhmja e Florianit….

Te Struga Trim Lum ndjehem si në shtëpinë time. Këtu ka një atmosferë shumë pozitive, me lojtarë dhe staf që më mbështesin. Pas disa viteve shpresoj të jem një lojtar më i pjekur, me më shumë përvojë, dhe pse jo  të përfaqësoj Strugën apo ndonjë ekip tjetër në arenën ndërkombëtare. Por tani për tani, jam i fokusuar këtu dhe dua të jap maksimumin për këtë fanellë.”