Ndeshja e dytë, fitorja e dytë për Bledi Shkëmbin në krye të Struga Trim Lum. Fitorja e sotme erdhi në transfertën në Gostivar ndaj KF Arsimit…
Trajneri i Struga Trim Lum menjëherë pas ndeshjes në Gostivar, në të cilën skuadra jonë regjistroi fitore 2:1 ndaj KF Arsimit ka dhënë opinionin e tij lidhur me këtë takim, të cilin e fituam me përmbysje.
Gjatë pjesës së parë, pavarësisht rasteve që kishim, nuk arritëm të shënojmë, ndërsa fitorja erdhi vetëm në pjesën e dytë.
Më poshtë trajneri Shkëmbi elaboron gjithë ndeshjen.
“Gjatë pjesës së parë na mungoi ritmi, ishim shumë të ngadaltë dhe jo agresiv, pavarësisht se krijuam disa raste për të shënuar. Pjesa e dytë ishte më ndryshe, mendoj se edhe ndryshimi i reshtimit të skuadrës na dha më shumë mundësi për mënyrën se si sulmonim.” – u shpreh Bledi Shkëmbi.
Në takimin e sotëm që të dy golat erdhën nga ana e sulmuesve.
“Për mua pak rëndësi ka se kush shënon, rëndësi kanë pikët që marrim. Patjetër se kur shënojnë sulmuesit, është diçka ekstra, pasi skuadra, por edhe vetë sulmuesit marrin më shumë vetëbesim.” – përfundoi Shkëmbi.