E mbyllim me barazim gjeneralen ndaj GFK Ohrid

Struga Trim Lum i ka mbyllur me barazim ndeshjet kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror…

Struga Trim Lum barazoi 1:1 kundër GFK Ohrid në ndeshjen gjenerale para startit të stinorit pranveror, që nis vetëm pas 4 ditësh.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit në Ohër dhe e njëjta u shoqërua me rreshje të shiut, gjë kjo që ndikoi edhe tek performanca e futbollistëve në fushë.

Trajneri Bledi Shkëmbi në këtë ndeshje provoi të gjithë futbollistët që kishte në disponim. Ai provoi dy formacione të ndryshme në këtë ndeshje, mirëpo duke mos ndryshuar skemë.

Pjesa e parë edhe pse nuk prodhoi shumë raste, në të njëjtën neve avansuam përmes golit të Marjan Radeskit. Sulmuesi ynë ishte më i rrezikshmi në këtë pjesë, duke rrezikuar edhe në disa raste tjera portën kundërshtare.

Megjithatë, në pushim shkuam me vetëm një gol epërsi, kjo ndoshta edhe për shkak kushteve të rënda për lojë, e që ndikonin në rrjedhshmërinë e aksioneve dhe përfundimin e tyre.

E njëjta gjë ndodhi edhe në pjesën e dytë, në të cilën trajneri Shkëmbi u fut krejtësisht me një formacion ndryshe.

Pavarësisht që në këtë pjesë na mungoi goli, rastet ishin më të shumta para portës së kundërshtarit.

Maleski, Ivkoviç, Vosha dhe Koçoski rrezikuan seriozisht në disa raste portierin e GFK Ohrid, megjithatë nuk arrinin të gjenin rrugën e duhur, ndërsa në anën tjetër ekipi vendas na ndëshkoi në një rast përmes Kalanoskit.

Ndeshja e sotme kundër GFK Ohrid, ishte njëherit edhe ndeshja finale para startit të stinorit pranveror, të cilin e nisim me derbin në Tetovë kundër Shkëndijës me datë 10 shkurt.

NDESHJE KONTROLLUESE

GFK OHRID – STRUGA TRIM LUM 1:1

Autorë i golit: M. Radeski

Stadiumi: Burimet e Biljanës – Ohër

Formacioni:

Pjesa e parë: M. Angeletti, B. Ilievski, J. Maudo, L. Diako, P. Fall, M. Hamza, B. Bojku, S. Jevtoski, A. Aliji, M. Radeski, B. Compaore;

Pjesa e dytë: V. Vasilev, K. Mazoulouxis, G. Mici, T. Demishoski, F. Roçi, V. Koçoski, A. Zendelovski, A. Vosha, Dj. Ivkoviç, H. Maleski;

Trajner: B. Shkëmbi