Bledi Shkëmbi: Të shpresojmë se edhe në ndeshjen e fundit do jemi në të njëjtin nivel

Bledi Shkëmbi ka mbetur i kënaqur me fitoren e fundit ndaj Bashkimit, që njëherit ishte më e thella në historinë e klubit…

Fitorja 6:0 ndaj Bashkimit ka bërë që trajneri Bledi Shkëmbi të ndahet i kënaqur me ekipin, që forcën më të madhe, siç thotë vetë strategu korçar e ka grupin. Ai shpreson se me të njëjtin ritëm, skuadra të vazhdojë edhe në ndeshjen e fundit, kur edhe zyrtarisht mbyll siparin pjesa e parë e sezonit 2025/26.

“Ndeshja nuk filloi në mënyrën më të mirë, për gati 15 minuta ishim të përgjumër. Më pas me shënimin e golit, lojtarët duket se u liruan dhe e kaluan ngërçin. E kam thënë që kjo skuadër forcën më të madhe ka grupin. Shpresojmë që edhe në ndeshjen e fundit të jemi në të njëjtin hap.” – tha trajneri Bledi Shkëmbi.

Ndeshjen e fundit të këtij gjysmësezoni do ta zhvillojmë në transfertën në Kavadar përballë Tikveshit. E njëjta në program është të premtën.