Bledi Shkëmbi flet pas disfatës ndaj Sileksit: “Arbitrët na e mohuan fitoren”

Struga Trim Lum pësoi disfatë 2:3 në ndeshjen e javës së 18-të kundër Sileksit. Për herë të parë ka reaguar edhe trajneri Bledi Shkëmbi, që akuzon arbitrët për këtë disfatë…

Struga Trim Lum ka pësuar edhe disfatën e dytë në stinorin pranveror, dhe e njëjta erdhi pas disa vendimeve diskutabile të treshes së arbitrëve, duke mos përjashtuar këtë edhe ata që ishin në dhomën VAR. Pikërisht një vendim i tyre, kur vendosën për të anuluar golin e tretë të skuadrës tonë, të shënuar në minutën e 78-të nga Compaore, ndikoi drejtëpërdrejtë në rezultatin final kundër Sileksit.

Në ato momente Struga Trim Lum shënoi për 3:1, por i njëjti u anulua pas patur ndonjë video përsëritje më të detajuar nga ana e dhomës VAR.

Kjo bëri që për herë të parë, edhe trajneri ynë Bledi Shkëmbi të flet për punën e arbitrëve, e që realisht nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

“Patëm dy herë epërsinë, shënuam edhe golin e tretë, por pa asnjë kuptim na e anuluan për pozicion jashtëloje!!! Ishte edhe një penalti e pastërt për ne, por përsëri nuk na e dhanë!!! Goli i dytë i Sileksit ka qenë pozicion jashtë loje dhe VAR-i nuk ndërhyri për ta parë!!! Mendoj që përveç problemeve tona, arbitri na i mohoi fitoren. Nuk jam trajner që merrem me arbitrat, por po bëhen shumë gabime kundër nesh!!!” – u shpreh trajneri Bledi Shkëmbi.

Numri një i bankinës së Struga Trim Lum, dha edhe arsyen e dy disfatave në këtë fillim stinori pranveror: Dy humbje për këtë vit, mendoj që nuk jemi akoma në maksimumin tonë. Kemi disa probleme fizike me disa lojtarë dhe mendoj që kjo është një nga arsyet!”.

Trajneri Shkëmbi ishte i pakënaqur edhe me kushtet që ofroi fusha në takimin e sotëm. E njëjta me kalimin e kohës, vetëm sa vinte e bëhej më e vështirë për lojë.

“Që të kërkosh lojë profesionale dhe ndeshje shumë të mirë, duhet të kesh edhe kushte, si në stërvitje, si në ndeshje. Patjetër që terreni i stërvitjes, apo edhe i ndeshjes na pengojnë shumë për të dhënë maksimumin tonë.” – përfundoi deklaratën e tij trajneri Shkëmbi, që me plotë bindje thotë se Struga Trim Lum shumë shpejtë do të ju rikthehet fitoreve në kampionat.

Ndeshjen e rradhës kampionale, Struga Trim Lum do ta zhvillojë me 21 shkurt (e shtunë) kundër Pelisterit në Manastir.