Bledi Shkëmbi në ndeshjen e tij të 10-të zyrtare nën drejtimin e Struga Trim Lum ka pësuar disfatën e parë. Strategu korçar thotë se Struga Trim Lum duhet të nxjerrë mësim nga disfata e sotme kundër AP Brera…
Struga Trim Lum sot kundër AP Brera pësoi disfatën e parë në sezonin futbollistik 2025/26. Ishte kjo një disfatë e papritur, duke parë ecurinë pozitive të skuadrës, që në mes javë shkëlqeu në ndeshjen e Kupës kundër Makedonija GJ.P.
Megjithatë ndeshja e sotme ishte larg asaj që patëm mundësinë ta shohim në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit të martën që shkoj, kjo si pasojë e një loje të dobët në repartin e mbrojtjes.
“Një disfatë e rëndë, të cilën nuk e prisnim. Komplimente për kundërshtarin, pasi e meritoi fitoren, ishin përgatitur më mirë se ne në këtë ndeshje.” – u shpreh fillimisht trajneri Bledi Shkëmbi, që kishte mbetur i zhgënjyer nga reparti i mbrojtjes, që pranoi 4 gola brenda 90 minutave.
“Ne nuk e nisëm mirë ndeshjen, sidomos në fazën mbrojtëse, nuk bëmë një ndeshje të mirë në linjën e mbrojtjes, aty ku i dhamë shumë mundësi kundërshtarit për të na rrezikuar.” – tha Shkëmbi, i cili tregon edhe arsyen e mos efikasitetit në sulm.
“Pavarësisht se patëm raste të pastërta në pjesën e dytë, neve nuk arritëm të shënojmë nga nxitimi.” – deklaroi Shkëmbi, që beson se skuadra do të nxjerrë mësim nga gabimet e bëra në ndeshjen e sotme.
“Është një ndeshje që duhet të nxjerrim mësim nga gabimet që bëmë. Jam i bindur që kjo disfatë do të na bëjë mirë për sa i përket të ardhmes.” – përfundoi Shkëmbi.


















