Barazimi i parë për trajnerin Bledi Shkëmbi erdhi në xhiron e 6-të. Sot para tifozëve tanë barazuam 1:1 kundër Shkëndijës së Tetovës….
Trajneri Bledi Shkëmbi ka folur pas takimit derbi kundër Shkëndijës, duke analizuar lojën dhe në përgjithësi gjërat që ndodhën në terrenin e gjelbër. Pas 90 minutave lojë, Struga Trim Lum dhe Shkëndija barazuan me shifrat 1:1.
“Fillimisht dua ti përgëzoj djemtë për ndeshjen e sotme. Ishte një ndeshje derbi, dhe e dinim se fitorja do të ishte shumë e vështirë. Nuk duhet të harrojmë se luajmë në kushte jo normale, pasi kishim vetëm dy ditë kohë rikuperimi dhe përgatitje për ndeshjen në fjalë. Në pjesën e parë u vu re edhe lodhja, nuk ishim të freskët fizikisht dhe nuk bëmë lojën tonë më të mirë.” – u shpreh fillimisht Bledi Shkëmbi, i cili për herë të parë drejtoi Struga Trim Lum në një ndeshje zyrtare kundër Shkëndijës.

Ai nuk kishte mbetur i kënaqur me pjesën e parë, ndërsa një gjë tillë nuk mund të thotë edhe për pjesën e dytë.
“Pjesa e dytë doli të jetë më e mirë, pavarësisht se pësuam të parët gol. Edhe përkundër disavantazhit, neve besuam dhe luftuam shumë për të barazuar rezultatin dhe për të fituar ndeshjen. Në fund arritëm vetëm një barazim, ndërkohë sa u përket golave të anuluar, nuk e kuptova arszen, por këto janë vendime të arbitrëve dhe nuk dua ti komentojë” – deklaroi trajneri Bledi Shkëmbi, i cili tashmë do të duhet ta përgatitë skuadrën për të hënën, kur sërish na pret një përballje derbi, ajo kundër Sileksit në Kratovë.