Struga Trim Lum nga data 17 janar ndodhet në Antalya të Turqisë, aty ku skuadra po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve…
Përgatitjet në Antalya të Turqisë po shkojnë sipas planit të paraparë, e për më tepër të njëjtat po zhvillohen në kushte shumë të mira, për dallim nga ato që i kishim në vendin tonë. Kjo me siguri se ka lënë të kënaqur edhe vetë trajnerin Bledi Shkëmbi, së bashku me stafin e tij, që po i kryejnë të gjitha detyrat, ashtu siç edhe i kishin parashikuar.
“Deri sot përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Kushtet na japin mundësinë të përgatitemi maksimalisht si nga ana fizike, ashtu edhe ajo tekniko taktike.”
“Si staf jemi të kënaqur me angazhimin e futbollistëve, meritojnë komplimente sepse gjatë gjitë sezonit angazhimin e kanë pas maksimal.” – u shpreh trajneri Bledi Shkëmbi, që foli edhe për ndeshjen e parë të zhvilluar në Turqi.

“Ndeshja me Trençin ishte pozitive. Patjetër që kemi akoma shumë punë për të bërë, duhet të përmirsohemi akoma, por si ndeshje e parë dhe me një kundërshtarë të fortë, mund të them se jemi të kënaqur.”
Shkëmbi është i kënaqur edhe me performancën e treguar deri më tani nga dy emrat e rinj në skuadër, Adrian Zendelovski dhe Vasko Vasilev.
“Mendoj që kemi bërë dy afrime të mira të cilët jam i bindur që do të na ndihmojnë. Të dy lojtarët mund të them se janë dhe një investim i mirë i klubit. Me këtë dyshe mendoj që grupi është i kompletuar, por për ndonjë futbollistë që bënë diferencën, patjetër që mumd të afrohet.”

Ndërkohë nesër na pret edhe ndeshja e dytë, ku për kundërshtarë do të kemi skuadrën e njohur nga Uzbekistani, FC Pakhtakor.
“Nesër një ndeshje tjeter e forte, e dime qe per futbollistet eshte e veshtire sepse kan punuar shum gjate ketyre diteve por jemi te bindur qe do te bejme nje ndeshje pozitive ku me e rendesishmja esht qe secili futbollist tr mare minutat e duhura per te arritur formen maksimale deri ne fillim te Kampionatit.” – përfundoi trajneri Bledi Shkëmbi.
Ndeshjen kundër skuadrës së njohur nga Uzbekistani do ta zhvillojmë nesër me fillim në ora 10:00 sipas kohës sonë lokale dhe 12:00 sipas kohës lokale në Turqi.


















