vs

Përmbledhje

F.C. Struga TRIM & LUM regjistron edhe fitoren e 1️⃣0️⃣-të sezonale, teksa sot në ndeshjen e parë të xhiros së 16-të mundëm Sileksin në Kratovë me shifrat 2:1. Ishte kjo fitorja e dytë sezonale dhe e 5-ta gjithsej në 8 përballjet e deritanishme ndaj kësaj skuadre në kuadër të Ligës së Parë.
Skuadra jonë në këtë ndeshje u fut me shumë vetëbesim, duke marrë inciativën që nga fillimi i ndeshjes. Kjo qasje e lojtarëve tanë dha rezultatin e duhur që në minutën e 10-të kur përfituam një penalti, të cilën në gol më pas e shndërroi golashënuesi më i mirë i kampionatit, Besart Ibraimi.
Edhe pas këtij goli të shënuar, ekipi nuk ndryshoi qasje dhe vazhdimisht kishte kontrollin e topit, duke sunduar mesfushën, aty ku fituam të gjitha betejat, derisa në minutën e 25-të, Hristijan Maleski shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve.
Sileksi tentoi të ngushtojë epërsinë në minutën e 32-të, mirëpo falë një super intervenimi të Mirseloskit, në pushim shkuam me dy gola epërsi.
Pikërisht këto dy gola bënë dallimin e këtij takimi, pasi Sileksi gjithçka që mundi të bëjë në këtë takim, ishte goli i shënuar në minutën e 83-të nga Marjan Ristovski.
Struga Trim Lum edhe në këto 45 minuta në disa raste rrezikoi portën vendase, mirëpo Ibraimi nuk arriti që ti gëzohet golit të 10-të sezonal, të cilin do e kërkojë në dy ndeshjet e rradhës kundër Akademia Pandev, gjegjësisht Skopjes.
Me këtë fitore, Struga Trim Lum tashmë arrinë në kuotën e 33 pikëve, duke u shkëputur përkohësisht në 8 pikë ndaj FC Shkupit të vendit të dytë, që nesër do të përballet me Pobedën në Prilep.

Detaje

Data Koha Liga Sezoni Dita e ndeshjes Mbarim i Ndeshjes
November 26, 2022 1:00 pm LIGA E PARË E MAQEDONISË 2023-2024 Season 16 90'

Stadiumi

Gradski Stadion Kratovo
Kratovo, Municipality of Kratovo, Northeastern Region, North Macedonia

Rezultati

Ekip1st Half2nd HalfGoals
FK Sileks011
FC STRUGA TRIM LUM202

FC STRUGA TRIM LUM

12Raif Mirseloski Goalkeeper
55Sava Radic Defender
19Ard Kasami Midfielder
24Edis Malikji Defender
10Besmir Bojku Midfielder
28Hogan Ukpa 7 Midfielder
22Zija Merxhani 30 Defender
11Bunjamin Shabani Midfielder
29Hristijan Maleski 77 Forward 25'
9Besart Ibraimi Forward 11'
7Abdulhadi Jahja 28 Midfielder
30Miklovan Pere 22 Defender
77Valentin Kocoski 29 Midfielder
Goals
0
2
Assists
0
0
Yellow Cards
0
4
Red Cards
0
0

KO 11 25 63 88 88 FT