Fk Rabotniçki 1 vs 1 FC STRUGA TRIM LUM
Përmbledhje
Ndeshja e javës së 14-të kundër #Rabotniçkit në Shkup u mbyll me shifra të barabarta 1:1. Doli të jetë kjo një ndeshje e barabartë, ku më shumë raste krijuam neve si skuadër, sidomos në pjesën e dytë, kur edhe u shënuan që të dy golat.
Tentativën e parë më serioze e regjistrojmë në minutën e 15-të, kur Besmir Bojku lëshoi një bombë të vërtetë nga gjuatja e lirë, mirëpo me një intervenim bravuroz, Aleksovski nuk lejoi të mposhtet.
Pasoi një periudhë e qetë e lojës nga ana e skuadrës tonë, për tu ringjallur në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Shabani nga afërsia në minutën e 43-të qëlloi shtyllën, derisa në aksionin e rradhës, goditja e fuqishme e Bojkut nga vija e 16-të metërshit të devijohet në rivënie nga këndi.
Pjesa e dytë filloi shumë qetë me disa raste sporadike nga të dyja anët, teksa të parët që shënuan ishin vendasit, edhe atë falë rezervistit Nikolla Sharkoski, që në minutën e 69-të vendosi topin pas shpinës së Mirseloskit.
Pas këtij goli reaguam shpejtë me Bunjamin Shabanin, i cili shfrytëzoi pasimin e saktë të Besart Ibriamit dhe me një super goditje nga brendia e zonës shënoi për 1:1.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 72-të, ndërsa 10 minuta më pas shumë pranë golit të dytë ishte edhe Hogan Ukpa, i cili me të djathtën e tij goditi vetëm disa centimetra mbi portën e vendasve. Vetëm një minutë më pas rast për të shënuar, pati Besart Ibraimi, mirëpo goditja e tij me kokë u ndal nga Aleksovski.
Besart Ibraimi u shfaq i rrezikshëm dhe në minutën e 85-të në zonën kundërshtare, mirëpo goditja e tij finale nuk dha rezultatin e duhur, ashtu që në fund duheshe të mjaftohemi me barazimin e 3-të në 5 ndeshjet e fundit.
Me 27 pikë të grumbulluara, F.C. Struga TRIM & LUM vazhdon të kryesojë renditjen para Shkëndijës, që gjithashtu barazoi përballë Akademia Pandev.
Detaje
Data | Koha | Liga | Sezoni | Dita e ndeshjes | Mbarim i Ndeshjes |
---|---|---|---|---|---|
November 6, 2022 | 1:00 pm | LIGA E PARË E MAQEDONISË | 2023-2024 Season | 14 | 90' |
Rezultati
Ekip | 1st Half | 2nd Half | Goals |
---|---|---|---|
Fk Rabotniçki | 0 | 1 | 1 |
FC STRUGA TRIM LUM | 0 | 1 | 1 |
Goals
Assists
Yellow Cards
Red Cards
0 | 1 |
0 | 0 |
0 | 2 |
0 | 0 |
KO 46 58 72 78 88 FT