vs

Përmbledhje

Edhe pse në vazhdimësi kishim posedimin e topin dhe kërkonim golin, nga Prilepi rikthehemi duar boshë.
F.C. Struga TRIM & LUM pësoi disfatë 2:0 nga Pobeda, skuadër kjo që në dy raste arriti që të shënojë dy gola në rrjetën e Kitanovskit, për të na e shkaktuar edhe disfatën e dytë rradhazi këtë edicion në Ligën e Parë.
Pjesa e parë ishte e vakët, sa u përket rasteve nga të dyja anët, ndërsa ky 45 minutësh kaloi në shenjën e golit të Atdhe Mazarit të Pobedës, kur i njëjti i papenguar nga askush nga brendia e zonës në minutën e 31-të shënoi për 1:0.
Në fillimin e pjesës së dytë trajneri #Zaharievski, i detyruar edhe nga rezultati i pjesës së parë, vendosi që në lojë të inkuadrojë dy futbollistët e rinj të repartit të sulmit, Hristijan Maleskin dhe Suhejl Muharemin, mirëpo që të dy nuk dhanë frytet e duhura.
Tentativën e parë e regjistrojmë në minutën e 49-të, kur Besart Ibraimi tentoi nga gjuajtja e lirë, që përfundoi vetëm disa centimetra jashtë kuadrantit të golit.
Nuk vonoi shumë dhe vetëm 3 minuta më pas, Bunjamin Shabani mjaft mirë pasoi për Zija Merxhanin në krahun e majtë, mirëpo ky i fundit goditjen përfundimtare e kishte shumë të dobët. Ekipi ynë vazhdonte dominimin në fushën e blertë, mirëpo pa konkretizuar rastet para portës së Tofiloskit.
Kësisoj në mungesë të ndonjë mundësie ideale para portës kundërshtare, Pobeda në minutën e 79-të pas një kundërzbritje të shpejtë shënoi edhe golin e dytë. Ishte Atdhe Mazari ai i cili përfitoi nga gabimi i Koçoskit, duke shënuar edhe golin e dytë në rrjetën tonë.
Koçoski pati rastin për të përmirësuar gabimin në minutën e 84-të, kur Maleski nga e djathta mjaft mirë u lirua dhe harkoi një top para zonës kundërshtare, megjithatë numri 77 i skuadrës sonë ishte i shkurtër dhe nuk arriti që të shtyej topin në rrjetën e Tofiloskit.
Kësisoj brenda 10 ditëve pësojmë edhe disfatën e dytë, megjithatë vazhdojmë të ruajmë pozitën e parë në renditje me 25 pikë, tashmë vetëm 3 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Shkëndija.

Detaje

Data Koha Liga Sezoni Dita e ndeshjes Mbarim i Ndeshjes
October 26, 2022 2:00 pm LIGA E PARË E MAQEDONISË 2023-2024 Season 12 90'

Stadiumi

Goce Delcev Prilep
Gjorgji Delchev-Goce Stadium, Aleksandar Makedonski, Gjogdere, Prilep, Municipality of Prilep, Pelagonia Region, 7510, North Macedonia

Rezultati

Ekip1st Half2nd HalfGoals
FK Vardar112
FC STRUGA TRIM LUM000

FC STRUGA TRIM LUM

1Kristijan Kitanovski Goalkeeper
7Abdulhadi Jahja Midfielder
9Besart Ibraimi Forward
11Bunjamin Shabani Midfielder
15Fatjon Jusufi Midfielder
19Ard Kasami Midfielder
22Zija Merxhani Defender
29Hristijan Maleski Forward
30Miklovan Pere Defender
55Sava Radic Defender
77Valentin Kocoski Midfielder
Goals
0
0
Assists
0
0
Yellow Cards
0
0
Red Cards
0
0

KO FT