vs

Përmbledhje

Barazim 2:2 në ndeshjen e xhiros së 13-të kundër #Bregallnicës, ndaj së cilës skuadër do të luajmë edhe në kuadër të çerekfinales së Kupës. Doli të jetë kjo një ndeshje me kthesa në rezultat, ku të parët shënuam neve, që më pas mysafirët të na ndëshkojnë në dy raste, para se Ibraimi në fund të barazojë shifrat.
Ndryshe ndeshja nisi me tentativën e #Besmir Bojkut, i cili me një gjysëmvolej që në minutën e dytë tentoi të shënoj, por pa sukses. Ky rast sikurse ju dha krahë futbollistëve të F.C. Struga TRIM & LUM, që vazhduan të luajnë në gjysmëfushën e Bregallnicës, mirëpo loja agresive dhe ndërprerjet e shpeshta nga ana e mysafirëve nuk na mundësuan që të krijojmë ndonjë rast më konkret deri në minutën e 22-të, kur HOGAN UKPA me një super goditje nga distanca arriti që të shënojë në rrjetën e mysafirëve.
Megjithatë nuk vonoi shumë dhe mysafirët në aksionin e rradhës arritën që të barazojnë nga një pozitë diskutabile, kur Gjorgjiev shënoi nga afërsia për 1:1.
Në minutën e 30-të regjistrojmë kanosjen e parë të Besart Ibraimit, derisa 9 minuta më vonë Bojku dhe Koçoski gjetën kuadrantin, por në vendin e duhur ishte portieri Sçekiç.
Pjesa e dytë nuk nisi mirë për skuadrën tonë, pasi mysafirët në minutën e 52-të me anë të Aleksandar Risteskit kaluan në epërsi për herë të parë në këtë ndeshje.
Ky gol sikur prishi planet tona, por edhe strategjinë e lojës së Zaharievskit, pasi Bregallnica në vazhdim aprovoi një lojë krejtësisht mbrojtëse. Kishte momente madje kur mysafirët mbroheshin me të gjithë 10 lojtarët, ndërsa kjo vështirësonte punën e futbollistëve tanë për të ndërtuar aksione të mirëfillta.
Në saje të një loje të tillë, mysafirët në minutën e 78-të shkaktuan një penalti ndaj Besmir Bojkut, me ç’rast me të kuq u ndëshkua mbrojtësi i tyre i majtë Lualiva.
Përgjegjësinë e ekzekutimit të 11-të metërshit e morri BESART IBRAIMI, i cili nuk gaboi dhe shënoi për barazim të rezultatit në 2:2.
Ibraimi tentoi edhe pak më vonë nga gjuajtja e lirë, mirëpo goditja e tij goditi vetëm murin e gjallë.
Në minutën e 86-të, Besmir Bojku pasi qetësoi një top para zonës kundërshtare, goditi me të majtën e tij, mirëpo vetëm jashtë kuadrantit.
Në fund barazim 2:2, barazim ky i vetëm i dyti në kampionat pas atij ndaj Makedonija GJ.P., me ç’rast vazhdojmë të kryesojmë renditjen me 26 pikë, 3 më shumë se Shkëndija, që njëashtu barazoi në transfertën ndaj Sileksit (1:1).

Detaje

Data Koha Liga Sezoni Dita e ndeshjes Mbarim i Ndeshjes
October 30, 2022 1:00 pm LIGA E PARË E MAQEDONISË 2023-2024 Season 13 90'

Stadiumi

Stadiumi i Qytetit Strugë
Struga III, Struga, Municipality of Struga, Southwestern Region, 6330, North Macedonia

Rezultati

Ekip1st Half2nd HalfGoals
FC STRUGA TRIM LUM112
FK Bregallnica112

FC STRUGA TRIM LUM

12Raif Mirseloski Goalkeeper
55Sava Radic 7 Defender
19Ard Kasami Midfielder
24Edis Malikji Defender
10Besmir Bojku Midfielder
28Hogan Ukpa Midfielder 22'
77Valentin Kocoski Midfielder
11Bunjamin Shabani Midfielder
9Besart Ibraimi Forward 79'
29Hristijan Maleski 15 Forward
7Abdulhadi Jahja 55 Midfielder
15Fatjon Jusufi 29 Midfielder
Goals
2
0
Assists
0
0
Yellow Cards
4
0
Red Cards
0
0

KO 22 79 FT