vs

Përmbledhje

Me fitoren minimale 1:0 ndaj Akademia Pandev në ndeshjen e javës së 17-të, F.C. Struga TRIM & LUM ka arritur të shkruaj historinë, duke u shpallur kampion vjeshte për herë të parë që nga garimi në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
Ashtu edhe sic pritej, ndeshja e sotme ndaj Akademia Pandev doli të jetë shumë e vështirë, kjo edhe për shkak kushteve që ofronte fusha, por edhe për rëndësinë e pikëve, që në fund mbetën në Strugë.
Golin e vetëm dhe të fitores, F.C. Struga TRIM & LUM e realizoi në minutën e 69-të me anë të mbrojtësit Darko Ilieski. Besmir Bojku nga gjuajtja e lirë mjaft mirë harkoi në shtyllën e dytë, aty ku më së miri u gjind mbrojtësi ynë Ilieski, i cili me kokë shënoi për 1:0.
Ky gol mjaftoi për 3 pikët e arta për skuadrën tonë, që thuajse gjatë gjithë takimit kishte dominim, mirëpo sic theksuam më lartë, fusha e vështirë, por edhe loja mbrojtëse e praktikuar nga skuadra mysafire vështirësonte punën e lojtarëve tanë, që megjithatë në fund arritën të shkrujanë historinë, të cilën do vazhdojmë ta shijojmë gjatë dimrit, me shpresë se në pranverë do e vulosim në mënyrën më të mirë.
Pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, Struga Trim Lum numëron 36 pikë, 5 më shumë se FC Shkupi i vendit të dytë, që në Kërcovë mundi Bregallnicën.
#ForcaStrugaTrimLum

Detaje

Data Koha Liga Sezoni Dita e ndeshjes Mbarim i Ndeshjes
December 4, 2022 1:00 pm LIGA E PARË E MAQEDONISË 2023-2024 Season 17 90'

Stadiumi

Stadiumi i Qytetit Strugë
Struga III, Struga, Municipality of Struga, Southwestern Region, 6330, North Macedonia

Rezultati

Ekip1st Half2nd HalfGoals
FC STRUGA TRIM LUM011
FK Akademija Pandev000

FC STRUGA TRIM LUM

12Raif Mirseloski Goalkeeper
55Sava Radic Defender
19Ard Kasami Midfielder
7Abdulhadi Jahja 30 Midfielder
10Besmir Bojku Midfielder
28Hogan Ukpa Midfielder
22Zija Merxhani Defender
11Bunjamin Shabani Midfielder
9Besart Ibraimi Forward
29Hristijan Maleski 15 Forward
15Fatjon Jusufi 29 Midfielder
30Miklovan Pere 7 Defender
Goals
1
0
Assists
0
0
Yellow Cards
2
0
Red Cards
0
0

KO 46 51 FT