Një gjë të tillë Struga Trim Lum arriti pas 207 ndeshjeve që ka zhvilluar brenda 7 sezoneve, përfshirë këtu edhe sezonin aktual, ku deri më tani ka zhvilluar 22 ndeshje…
Struga Trim Lum me fitoren në ndeshjen e fundit kundër FC Shkupit, arriti shifrën e 100 fitoreve në historinë e ndeshjeve në kuadër të Ligës së Parë.
Një gjë të tillë Struga Trim Lum arriti pas 207 ndeshjeve që ka zhvilluar brenda 7 sezoneve, përfshirë këtu edhe sezonin aktual, ku deri më tani ka zhvilluar 22 ndeshje.
Pikërisht fitorja e 14-të e këtij edicioni rrumbullaksoi shifrën e 100 fitoreve të skuadrës së Struga Trim Lum, e themeluar vetëm në vitin 2015-të.
Gjithsej 292 gola të shënuar në këtë periudhë, dhe 192 gola të pranuar thonë statistikat kur janë në pyetje golat e shënuar, derisa listën në listën e golashënuesve prinë, Besart Ibraimi, me 34 gola të shënuar.

Një shifër të tillë, goleadori më i mirë në historinë e Ligës së Parë futbollistike në vend, e kishte arritur vetëm pas 58 ndeshjeve kampionale me fanellën e Struga Trim Lum, ndërsa pas tij me 28 gola të shënuar në 156 ndeshje renditet kapiteni, Bunjamin Shabani.

Marjan Radeski renditet i treti në këtë listë me 25 gola në 97 ndeshje, ndërsa pas tij renditet dyshja sulmuese Hristijan Maleski dhe Bassirou Compaore, me nga 24 gola gjithësecili.
Maleski, një shifër të tillë prej 24 golave me petkun e Struga Trim Lum e ka arritur pas 79 ndeshjeve, ndërsa sulmuesit nga Burkina Faso, iu deshën vetëm 70 ndeshje në Ligën e Parë, për të shënuar 24 gola, 15 prej të cilëve i ka realizuar vetëm në sezonin aktual.

Ndeshja e sotme kundër Makedonija GJ.P është një mundësi e mirë që Struga Trim Lum të regjistrojë edhe fitoren numër 101 në kuadër të Ligës së Parë, aty ku skuadra jonë dy herë kishte dalë kampion.
Herën e parë një gjë të tillë kishim bërë në sezonin 2022/23, ndërsa suksesin e njëjtë e kishim përsëritur edhe sezonin e ardhshëm, 2023/24.
Titulli i parë kampion na solli edhe më shumë pikë brenda një sezoni, 68 pikë, ndërsa në sezonin 2023/24, kur u shpallëm për herë të dytë kampion, në fund dolëm me 64 pikë.

Aktualisht, në sezonin 2025/26, Struga Trim Lum numëron 47 pikë, po aq sa për gjatë gjithë sezonit 2021/22, kur kishim përfunduar në pozitën e 6-të.
Në sezonin aktual renditemi në pozitën e tretë, me shpresë se edhe këtë vit do të bëjmë më të mirën dhe së paku do të sigurojmë një vend për në garat europiane.


















