Pape Fall luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa te skuadra jonë vjen nga skuadra letoneze e FK Liepaja…
www.struga.com_____________________________________________________________________________________________________________________________________
Senegalezi Pape Fall është lojtari më i ri që i bashkohet familjes kampione të Struga Trim Lum. 24-vjeçari vjen nga rradhët e FK Liepaja nga Letonia, aty ku më parë kishte luajtur edhe me skuadrën e Valmiera.
Ishte pikërisht kjo e fundit skuadra e tij e parë jashtë kufijve të Senegalit, teksa në vendlindjen e tij kishte luajtur me skuadrën e AS Douanes.
Drejtori Sportiv, Besart Isaku gjatë prezantimit me Pape Fall
Gjatë vitit 2022, Fall me Valmiera kishte arritur të shpallet kampion i Letonisë.
Pas gati 4 viteve qëndrim te kjo skuadër, janarin e 2024-ës, Fall vendosi ti bashkohet skuadrës së FK Liepaja, një emër i njohur për ne, pasi verën e vitit 2021 ishim përballur në kuadër të Ligës së Konferencës.
Fall bëhet kështu lojtari i dytë që na bashkohet nga FK Liepaja, pas Hogan Ukpa.
Pozita e tij natyrale është mbrojtës i krahut të majtë, ndërsa i njëjti mund të luaj edhe si qendërmbrojtës.
Me Pape Fall kemi firmosur kontratë për tre vite.
Pape mirë se erdhe në familjen e madhe të Struga Trim Lum….