RAPORTI I NDESHJES, KF GOSTIVARI – STRUGA TRIM LUM

Disfatë minimale në udhëtim ndaj Gostivarit në Shkup, me një gol të pranuar nga penaltia në minutën e 95-të. Nga minuta e 67-të luajtëm me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Memetriza Hamza për shkak të dy kartonëve të verdhë….

www.fcstruga.com

Ndeshja kundër Gostivarit në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit nisi me matjen e forcave nga ana e të dyja skuadrave, duke bërë që 20 minutat e para mos të prodhojnë raste konkrete para portave respektive.

Vendasit në dy raste tentuan me goditje nga brendia e zonës, mirëpo pa shkaktuar probleme për portierin tonë Vedran Qoshevski, i cili në minutën e 88-të luajti rolin e heroit pas dy super intervenimeve që erdhën si pasojë e goditjeve të Fisnik Zukës nga gjuajtja e lirë, e më pas edhe të sulmuesit Lee Erëin. Megjithatë Qoshevski dështoi fare në fund, kur nuk arriti të ndalojë goditjen e saktë të Alper Potuk nga penaltia. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 95-të, duke bërë që nga Shkupi të largohemi pas asnjë pikë, e mbi të gjitha edhe me një futbollistë të ndëshkuar me të kuq, Memetriza Hamza.

Ndryshe, edhe në këtë ndeshje të gjitha sulmet tona fokusoheshin drejt Lanre Kehinde, që tentativën e tij të parë e kishte në minutën e 21-të.

Sulmuesi nigerian ishte shumë pranë golit të epërsisë në minutën e 38-të, kur mjaft mirë goditi me kokë pas një super aksioni në zonën kundërshtare, mirëpo që në rastin konkret portieri vendas morri të gjitha duartokitjet.

Portieri vendas, Vasilev doli fitues përballë Kehindes edhe në minutën e 40-të, këtë herë pasi nigeriani tentoi me të djathtën e tij nga fare pranë portës, mirëpo edhe në këtë rast regjistruam një tjetër super intervenim të gardianit të Gostivarit, i cili kishte fat në vazhdim të aksionit, pasi mes vete në tentativë për të goditur topin, u ngatërruan Kehinde dhe Maudo.

Edhe pjesa e dytë nisi me një tentativë të Kehinde, i cili këtë herë provoi goditjen e tij nga distanca, mirëpo pa arritur të shënojë.

Pasoi një periudhë e lojës shumë e ngjeshur në mesfushë me shumë duele dhe ndërprerje, e ku si pasojë në minutën e 67-të, Memetriza Hamza u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë.

Disavntazhi numerik në fushën e blertë bëri që skuadra të tërhiqet në minutat në vijim, duke kërkuar golin përmes kundërzbritjeve, apo edhe përmes goditjeve nga distanca.

Në një rast të tillë, në minutën e 88-të, Kehinde sërish u shfaq i rrezikshëm para portës kundërshtare, mirëpo goditja e tij me kokë nuk solli problem për portierin Vasilev. Në minutën e fundit të takimit përmes një kundërsulmi, shumë pak mungonte që Bunjamin Shabani të rrezikonte më seriozisht portën e vendasve, mirëpo falë intervenimit me kohë të Vasilev, i cili kishte lëshuar portën e tij, nuk arritëm të shënojmë edhe në kërë rast.

Krejt në fund, vendasit na ndëshkuan përmes një penaltie, që u akordua në minutën e 95-të, e të cilën në gol e shndërroi Alper Potuk.

TRE DEBUTUES KUNDËR GOSTIVARIT

Në ndeshjen e sotme kundër Gostivarit debutimin e tyre kishin tre përforcimet e merkatos së dimrit, Memetriza Hamza, Pape Yare Fall dhe mbrojtësi Maudo. Që të tre luajtën që nga fillimi, me Hamzan, i cili duheshe të largohet nga fusha në minutën e 67-të, kur u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë.

NDESHJA E RRADHËS

Ndeshjen e rradhës në kampionat do ta zhvillojmë kundër Vardarit në Strugë. Kjo ndeshje i takon javës së 20-të dhe e njëjta në program është me datë 23 shkurt me fillim në ora 14:00.

_______________________________________________________________________________________________________________

LPFMV | JAVA 19

KF GOSTIVARI – FC STRUGA TRIM LUM 1:0

Stadiumi: Boris Trajkovski – Maxhari (Shkup)

Shikues: 1000

Arbitër Kryesor: Stojan Trpçevski

Kartonë të verdhë: L. Erwin, B. Abazi, A. Potuk, M. Hamziq (KF Gostivari) – S.Jevtoski, M. Hamza, L. Kehinde (Struga Trim Lum)

Kartonë i kuq: M. Hamza – dy kartonë të verdhë, (Struga Trim Lum)

FORMACIONET:

KF Gostivari: V. Vasilev, E. Dervishi, F. Zuka, A. Kirovski, D. Trajçevski, E. Mbende, Z. Husmani, A. Potuk, A. Diatta, O. Aydogan, L. Erwin;

Struga Trim Lum: V. Qoshevski, B. Ilievski (H. Maleski 90+6’), A. Kasami, Maudo, B. Krivanjeva, P. Fall, M. Hamza, S. Jevtoski (S. Radiç 81’), B. Bojku, B. Shabani, L. Kehinde (M. Radeski 90+6’);

Trajner: Qatip OSMANI