Të shtunën ekipi do të zhvillojë ndeshjen e fundit kontrolluese në prag të ndeshjes së parë të stinorit pranveror që starton me 16 shkurt. Kundërshtrari ynë i ardhshëm do të jetë Besa e Dobërdollit, një skuadër kjo që u tregua mjaft aktive në merkato….
Pas ndeshjeve kontrolluese ndërkombëtare, Struga Trim Lum nesër (e shtunë) do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë ndaj skuadrave vendase dhe njëherit të fundit në prag të stinorit pranveror.
Besa e Dobërdollit do të jetë kundërshtari ynë i fundit në këtë fazë përgatitore, që e zhvilluam në dy etapa. Etapën e parë e zhvilluam në Strugë, edhe atë për 10 ditë të plota, ndërsa nga data 18-janar neve u transferuam në Antalya të Turqisë, aty ku për gati dy javë të plota mbushëm bateritë, për atë që na pret në pranverë.
Në Turqi zhvilluam 5 ndeshje me kundërshtarë shumë të fuqishëm, përfshirë këtu edhe gjigandët rus të Rubin Kazan. Me të gjithë kundërshtarët skuadra tregoi karakter dhe lojë të barabartë, ndaj kjo na jep zë besojmë se në kampionat do jemi më mirë se edhe në vjeshtë dhe se deri në fund do të luftojmë për të sjellë edhe titullin e tretë me rradhë kampion në Strugë.
Ndeshja e nesërme ndaj Besës së Dobërdollit do të jetë prova gjenerale para ndeshjes së parë kampionale brenda vitit 2025, që do ta zhvillojmë kundër Gostivarit në transfertë me datë 16 shkurt.