INTERVISTË | Memetriza Hamza flet në prag të ndeshjes me FC Shkupin

Pas pauzës dy javore në kampionat, të hënën rikthehen ndeshjet e javës së 25-të, ku neve do të mirëpresim FC Shkupin….

Xhiroja e 25-të, ndryshe nga të tjerat do të zhvillohet të hënën, kjo edhe për shkak festës së Fitër Bajramit. Struga Trim Lum në terren vendas do të mirëpret FC Shkupin, me shpresë se kjo ditë feste do të rikthehet në një festë të vërtetë për skuadrën tonë, që tashmë për disa ditë me rradhë është përgatitur për këtë përballje.

“Gjatë këtyre ditëve që kishim pauzë, për shkak ndeshjeve ndërkombëtare, neve si skuadër jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen kundër FC Shkupit. Mendoj se e kemi analizuar mirë këtë kundërshtarë dhe se në fushë do të bëjmë më të mirën. Pra të hënën, që të gjithë së bashku do të zbresim në fushë për të dhënë maksimumin dhe të fitojmë ndeshje, gjithsesi nëse në përpikmëri do ti zbatojmë detyrat e caktuara nga ana e trajnerit.” – tha Memetriza Hamza, i cili po zhvillon sezonin e tij të parë me fanellën e skuadrës së Struga Trim Lum.

“Vërtetë prej ditës së parë që kam ardhur tek skuadra e Struga Trim Lum, jam ndjerë shumë mirë. Ata si kampion të vërtetë që janë shpallur dy vitet e fundit, mund të them se të tillë ishin edhe në mikëpritje, edhe atë duke filluar që nga shokët e skuadrës, pastaj stafi, dhe të gjithë që janë pjesë e ekipit. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj skuadre të madhe, me të cilën shpresojm që në fund ti arrijmë qëllimet tona.” – u shpreh Hamza, që foli edhe për pritshmëritë e tij me fanellën e skuadrës tonë.

“Jam i kënaqur me punën që po bëjë te Struga Trim Lum,  mirëpo më së shumti do më kënaqnin rezultatet pozitive, e mbi të gjitha kualifikimi në Evropë si dhe titulli kampion. Edhe pse në këtë aspekt ngecim disi, megjithatë besojmë fuqishëm deri në fund të kampionatit.” – përfundoi Hamza.